Burbuqe Hana e Telekomit avancon burrin e këshilltares së Vjosa Osmanit

Burbuqe Hana, kryeshefe e Telekomit të Kosovës e zgjedhur nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, javën që shkoi dyshohet se ka avancuar disa punonjës të kësaj ndërmarrje publike pa asnjë kriter. Në mesin e të avancuarve për disa grada, është edhe burri i këshilltares së Presidentes Vjosa Osmani, Donika Kadaj Bujupi, Naser Bujupi. Burime të […]

gusht 19, 2024 - 14:00
 0  7
Burbuqe Hana e Telekomit avancon burrin e këshilltares së Vjosa Osmanit
burbuqe-hana-e-telekomit-avancon-burrin-e-keshilltares-se-vjosa-osmanit

burbuqe-hana-e-telekomit-avancon-burrin-e-keshilltares-se-vjosa-osmanit

Burbuqe Hana, kryeshefe e Telekomit të Kosovës e zgjedhur nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, javën që shkoi dyshohet se ka avancuar disa punonjës të kësaj ndërmarrje publike pa asnjë kriter.

Në mesin e të avancuarve për disa grada, është edhe burri i këshilltares së Presidentes Vjosa Osmani, Donika Kadaj Bujupi, Naser Bujupi.

Burime të Periskopit kanë treguar se javën që shkoi, kryeshefja e Telekomit ka avancuar për 4.5 nivele disa zyrtar pa asnjë kriter.

Në mesin e të avancuarve janë: Adelina Merovci Hyseni, Naser Bujupi, MIlazim Elshani e të tjerë , përderisa zyrtarja, Emine Haxholli, nga grada 9 është avancuar në gradën 11.

Përkthyer në pagë – i bien se këta zyrtarë do të marin rrogë mujore më shumë se 350 euro nga paga sa kanë aktualisht.

“Për këto ngritje Burbuqe Hana nuk përdori tani me as procedurat e konkursit, e në këtë mënyre ia mohoj të drejtat zyrtarëve tjerë, jurist në Telekom ku janë mbi 50 të tjerë”, ka thënë një burim i Periskopit.

Burimet më tej kanë thënë se këto avancime janë bërë pikërisht në vendin ku ato duhet të ndaleshin – në zyrën ligjore që udhëhiqet nga Leonora Sulaj, e cila ishte e përzgjedhura e Burbuqe Hanes, për të cilën përzgjedhje u konstatua nga Inspektorati i Punës – se përzgjedhja e saj ishte kryer pa respektuar procedurat ligjore.

“Telekomi për këto raste thirret në proces ristrukturimi, por Hana rriti nivelet e pagave për 4/5 shkallë pa konkurs dhe pa ju dhënë të drejtën e aplikimit zyrtarëve tjerë”, ka thënë burimi i Periskopit.

Periskopi ka pyetur zyrën për media në Telekomin e Kosoëvs për këto avansime, por deri në momentin e publikimit të shkrimit nuk ka marrë asnjë përgjigje. / Periskopi/