Butrint Imeri publikon këngën e re “Princesa”

Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, ka prezantuar së fundmi projektin e ri. “Princesa” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale. Teksti është shkruar nga vetë artisti në bashkëpunim me BimBimmën, gjersa për muzikën u përkujdes BigBang. Foto: Screenshot/YouTube Videoja në ndërkohë u realizua nga Sekuencë. Klipi veror dhe ritmik […]

gusht 1, 2024 - 22:30
 0  6
Butrint Imeri publikon këngën e re “Princesa”

Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, ka prezantuar së fundmi projektin e ri.

“Princesa” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Teksti është shkruar nga vetë artisti në bashkëpunim me BimBimmën, gjersa për muzikën u përkujdes BigBang.

Foto: Screenshot/YouTube

Videoja në ndërkohë u realizua nga Sekuencë.

Klipi veror dhe ritmik tashmë ndodhet edhe në platformën YouTube, në kanalin e AVD Digital.

Foto: Screenshot/YouTube

Besohet që edhe kjo këngë e Imerit do të pritet mirë e do të pëlqehet nga fansat.

Ai po vazhdon të jetë tejet i angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte.