Çdo vit në Maqedoninë e Veriut do të vijnë 35 mijë turistë evropian përmes operatorit gjerman, paralajmëroi Mickoski
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka njoftuar arritjen e një marrëveshjeje e operatorin gjerman rreth mundësisë që çdo vit në Maqedoninë e Veriut të vijnë 35 mijë turistë evropian, transmeton Portalb.mk. “Këta 35 mijë vizitorë praktikisht do të jenë në një turne ballkanike, ajo turne ballkanike fillon me një natë në Shkup, pastaj […]
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka njoftuar arritjen e një marrëveshjeje e operatorin gjerman rreth mundësisë që çdo vit në Maqedoninë e Veriut të vijnë 35 mijë turistë evropian, transmeton Portalb.mk.
“Këta 35 mijë vizitorë praktikisht do të jenë në një turne ballkanike, ajo turne ballkanike fillon me një natë në Shkup, pastaj vazhdon në Mal të Zi, Shqipëri, pastaj në Ohër ku do të ketë gjithashtu një fjetje dhe përfundon me dy net shtesë në Shkup, që do të thotë 4 net në Maqedoni”, njoftoi Mickoski.
Kompania gjermane “RSD” nga Gjermania, prej muajit shkurt do të fillojë të sjellë turistë në Maqedoninë e Veriut, fillimisht nga Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe.
“Ata synojnë të zhvillojnë turizmin kulturor dhe që ne të tregojmë kapacitetet tona kulturore që kemi, si qyteti i Ohrit, pastaj Shkupi si kryeqytet, pastaj qendra përkujtimore “Nënë Tereza” dhe monumente të tjera kulturore që përfaqësojnë tiparin tonë të karakterit si shtet, sepse Maqedonia ka shumë vende të tilla me të cilat mund të krenohet”, deklaroi Mickoski.
Numri i netëve që do të kalojnë këta 35 mijë vizitorët pritet të jetë 140 mijë, apo 10 deri 15 përqind e netëve të kaluara nga turistët e huaj. Kryeministri Mickoski vlerësoi që përmes këtij projekti, pritet të vijnë 50 milionë euro në vit.