Pas shumë zvarritjeve, u lëshuan në funksion ashensorët e rinj te Spitali Klinik i Tetovës
Në Spitalin Klinik të Tetovës u lëshuan për përdorim ashensorët e rinj, përkundër që premtimi për funksionimin e tyre u tejkalua disa here. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, përkujtoi që ky është premtim i mbajtur për 100 ditët e para të qeverisë së re, pavarësisht se premtimi ishte për 15 shtator, transmeton Portalb.mk. “Po zgjidhim […]
Në Spitalin Klinik të Tetovës u lëshuan për përdorim ashensorët e rinj, përkundër që premtimi për funksionimin e tyre u tejkalua disa here. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, përkujtoi që ky është premtim i mbajtur për 100 ditët e para të qeverisë së re, pavarësisht se premtimi ishte për 15 shtator, transmeton Portalb.mk.
“Po zgjidhim dy probleme serioze në Spitalin klinik të Tetovës. Po investojmë 20 milionë denarë për modernizimin e kushteve. Janë montuar 5 ashensorë të rinj, tre në repartin e kirurgjisë dhe dy në repartin e mjekësisë interne”, njoftoi Ministria për Shëndetësi.
Ministria sqaroi që përveç ashensorëve, është kryer rikonstruktimi dhe sanimi i konstruksionit të çatisë së bllokut internist, i cili pikonte për një kohë të gjatë.
Ndryshe, pas shkeljes së shumë premtimeve dhe afateve me vite, me 5 gusht filloi instalimi i ashensorëve të rinj në Spitalin e Tetovës. Ashensorët në Spitalin e Tetovës ishin të vjetër dhe vazhdimisht pësonin defekte, ndërsa qytetarët dhe pacientët pavarësisht gjendjes së tyre shëndetësore duhej të ecin në këmbë.
Ashensorët e rinj i premtuan edhe ish ministrat paraprak Ilir Demiri dhe Fatmir Mexhiti, ashensorët u përmendën edhe në kohën kur ministër ishte Bekim Sali, por asnjëri nuk arriti ta çojë këtë proces deri në fund, kjo procedurë ka hasur në pengesa dhe zvarritje të ndryshme gjatë rrugës.