Çdo vit nga vendi janë larguar 2500 të diplomuar! Kjo i kushton shtetit 81 milionë euro në vit!

Nga viti 2013 deri në vitin 2021, çdo vit nga vendi largohen 2500 persona me arsimit të lartë, tregon i Entit për Revizion që sot u shpalos në Kuvend. Kjo The post Çdo vit nga vendi janë larguar 2500 të diplomuar! Kjo i kushton shtetit 81 milionë euro në vit! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

tetor 8, 2024 - 23:00
 0  3
Çdo vit nga vendi janë larguar 2500 të diplomuar! Kjo i kushton shtetit 81 milionë euro në vit!

Nga viti 2013 deri në vitin 2021, çdo vit nga vendi largohen 2500 persona me arsimit të lartë, tregon i Entit për Revizion që sot u shpalos në Kuvend.

Kjo nënkupton se mbi 20 mijë persona që kanë mbaruar universitetin në vitet e fundit janë larguar nga Maqedonia. Kjo i kushton shtetit 81 milionë euro në vit, ose gjithsej mbi 725 milionë euro.

Drejtori i ESHR-së, Maksim Acevski, kritikoi se shteti nuk ka një strategji dhe një databazë që të dihet kush ka ikur, kush është kthyer dhe kush ka mbetur në shtet. Ministrja e Arsimit i vlerësoi shifrat si rrënuese dhe paralajmëroi një rishikim të kuotave të regjistrimit në universitete bazuar në një analizë reale të gjendjes. Përndryshe, Maqedonia është në top 20 vendet me emigrim të kuadrove me arsim të lartë dhe profesional, dhe në vendin e pestë në kuadër të Bashkimit Evropian./TV21

The post Çdo vit nga vendi janë larguar 2500 të diplomuar! Kjo i kushton shtetit 81 milionë euro në vit! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .