Policia jep detaje se çfarë ndodhi në tragjedinë familjare në Sllatinë
Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka dalur me raportin e parë lidhur me tragjedinë familjare në Sllatinë të Tetovës, ku humbën jetën nënë e bijë në rrethana ende të pasqaruara, ndërsa djali i tyre po ashtu është në gjendje jo të mirë, përfshirë edhe kryefamiljarin, i cili dyshohet për rastin dhe është marrë […] The post Policia jep detaje se çfarë ndodhi në tragjedinë familjare në Sllatinë appeared first on InfoShqip.com.
Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka dalur me raportin e parë lidhur me tragjedinë familjare në Sllatinë të Tetovës, ku humbën jetën nënë e bijë në rrethana ende të pasqaruara, ndërsa djali i tyre po ashtu është në gjendje jo të mirë, përfshirë edhe kryefamiljarin, i cili dyshohet për rastin dhe është marrë në pyetje nga ana e policisë.
Ja raporti policor:
“Sot rreth orës 14:00 në SPB Tetovë T.J. nga Tearca në cilësinë e mjekut ka raportuar se është thirrur për intervenim në fshatin Sllatinë nga M.Z. nga Sllatina e Tetovës, e cila në shtëpinë e tyre familjare ka gjetur pa shenja jete vajzën e saj K.Sh (36) dhe mbesën e saj të mitur, ku është konstatuar vdekja.
Menjëher pas raportimit është vepruar dhe është siguruar vendi ku ekipi nga SPB Tetovë në bashkëpunim me prokurorin publik kanë kryer inspektimin dhe me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë të të ndjerëve janë dorëzuar për obduksion, ndërsa bashkëshorti i saj R.Sh. (50) së bashku me djalin e tij të mitur, do të transferohen për ndihmë mjekësore në Spitalin klinik të Tetovës, e më pas personi R.Sh. do të ndalohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.
The post Policia jep detaje se çfarë ndodhi në tragjedinë familjare në Sllatinë appeared first on InfoShqip.com.