Hoti ia kujton Kurtit premtimin për shuarjen e AKP-së dhe krijimin e Fondit Sovran: A nuk është ky mashtrim?

Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, ka rikujtuar zotimin e Vetëvendosjes të kahershëm se me të ardhë në pushtet do ta shuajnë Agjencionin Kosovar të Privatizimit dhe se asetet e saj do t’i kalonin në pronësi të Fondit Sovran që do ta themelonin; gjë çka jo vetëm që nuk është përmbushur por ka vazhduar si në […]

tetor 8, 2024 - 21:00
 0  3
Hoti ia kujton Kurtit premtimin për shuarjen e AKP-së dhe krijimin e Fondit Sovran: A nuk është ky mashtrim?
hoti-ia-kujton-kurtit-premtimin-per-shuarjen-e-akp-se-dhe-krijimin-e-fondit-sovran:-a-nuk-eshte-ky-mashtrim?

Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, ka rikujtuar zotimin e Vetëvendosjes të kahershëm se me të ardhë në pushtet do ta shuajnë Agjencionin Kosovar të Privatizimit dhe se asetet e saj do t’i kalonin në pronësi të Fondit Sovran që do ta themelonin; gjë çka jo vetëm që nuk është përmbushur por ka vazhduar si në të kaluarën me privatizime.

“AKP vazhdon ‘biznesin’ e saj të dhënies me qira dhe shitjes së pronave, në vend që të barten pronat e saj në Fondin Sovran siç është premtuar nga VV-Guxo Po marr shkas të reagoj nga njoftimet e Agjencisë së Privatizimit për dhënie me qira dhe për shitje të pronave në gjithë Kosovën”.

“Për rikujtim të qytetarëve: në programin e partisë në pushtet është e shkruar e zezë mbi të bardhë: “AKP do të shuhet dhe asetet e saj do i kalojnë në pronësi Fondit Sovran”. Jemi në fund të vitit të katërt. As nuk është krijuar Fondi Sovran e as nuk është në plan të shuhet AKP. Çfarë i thonë kësaj? A nuk është ky mashtrim? A nuk përbën dështim në realizimin e premtimeve? Çfarë do t’u thonë qytetarëve kur të përballën me ta për të kërkuar votën e tyre në zgjedhjet e shkurtit 2025?”, shkroi Hoti.