Çeku, Rizvanolli, Sveçla, Gërvalla dhe Vitia nuk e kanë shpenzuar as 20% të buxhetit të planifikuar

Ministria e Kulturës, e cila udhëhiqet nga Hajrulla Çeku, për 6 muaj të këtij viti ka shpenzuar vetëm 11% të buxhetit të planifikuar për investime kapitale. Pak më mirë se Çeku qëndrojnë homologët e tij nga Ministria e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, të cilët e kanë shpenzuar vetëm 13% të […]

Korrik 30, 2024 - 15:30
 0  5
Çeku, Rizvanolli, Sveçla, Gërvalla dhe Vitia nuk e kanë shpenzuar as 20% të buxhetit të planifikuar
ceku,-rizvanolli,-svecla,-gervalla-dhe-vitia-nuk-e-kane-shpenzuar-as-20%-te-buxhetit-te-planifikuar

ceku,-rizvanolli,-svecla,-gervalla-dhe-vitia-nuk-e-kane-shpenzuar-as-20%-te-buxhetit-te-planifikuar


Ministria e Kulturës, e cila udhëhiqet nga Hajrulla Çeku, për 6 muaj të këtij viti ka shpenzuar vetëm 11% të buxhetit të planifikuar për investime kapitale. Pak më mirë se Çeku qëndrojnë homologët e tij nga Ministria e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, të cilët e kanë shpenzuar vetëm 13% të buxhetit të planifikuar, raporton Front Online.

Ministria e Jashtme ka shpenzuar 16 për qind të buxhetit për investime kapitale, Ministria e Shëndetësisë 18 % të buxhetit për investime kapitale, Ndërsa Ministria e Zhvillimit Rajonal ka shpenzuar vetëm 19% të buxhetit.

 

Ministria e Kulturës                                   11 % shpenzime kapitale

Ministria e Ekonomisë                              13 % shpenzime kapitale

Ministria e Brendshme                              13 % shpenzime kapitale

Ministria e Jashtme                                    16 % shpenzime kapitale

Ministria e Shëndetësisë                        18 % shpenzime kapitale

Ministria e Zhvillimit Rajonal                    19 % shpenzime kapitale