Çerdhja e re në Tetovë pritet të hapet në tetor, por jo me kapacitet të plotë
Objekti i çerdhes së re “Rilindja” në Tetovë pritet të hapet në tetor por nuk ka ende datë konkrete, ndërsa do të fillojë jo me kapacitet të plotë, shkruan Portalb.mk. Objekti “Rilindja” i cili gjendet afër shkollës “Kirili dhe Metodi” dhe që do të funksionojë nën çerdhen “Rinia”, pritet të hapet në muajin tetor. Kështu […]
Objekti i çerdhes së re “Rilindja” në Tetovë pritet të hapet në tetor por nuk ka ende datë konkrete, ndërsa do të fillojë jo me kapacitet të plotë, shkruan Portalb.mk.
Objekti “Rilindja” i cili gjendet afër shkollës “Kirili dhe Metodi” dhe që do të funksionojë nën çerdhen “Rinia”, pritet të hapet në muajin tetor. Kështu bënë të ditur nga Ministria e Politikës Sociale për Portalb.mk.
“Projekti është në fazat përfundimtare. Sapo të kemi një datë të saktë për hapjen, do t’ju informojmë në kohë. Po ashtu, dëshirojmë të sigurojmë qytetarët se çdo hap po ndërmerret me kujdes të veçantë për të garantuar që çerdhja do të ofrojë një mjedis të sigurt dhe të përshtatshëm për fëmijët”, thanë nga Ministria e Politikës Sociale.
Datë konkrete nuk kanë as nga Komuna e Tetovës.
“Çerdhja e re do të hapet së shpejti, mirëpo jo me kapacitet të plotë, fillimisht do të fillojë me tre grupe deri në marrjen e pëlqimeve të reja për angazhim të kuadrit brenda çerdhes me buxhetin e vitit 2025. Ndërsa pëlqimet për financimet e vjetra, personat që janë pensionuar për dy vite nuk na janë dhënë, ndërsa ministri i ri tani na i miratoi”, thanë nga Komuna e Tetovës.
Kujtojmë që më 23 korrik 2024 Këshilli Komunal i Tetovës dha pëlqim për planin vjetor për punësimet administrative për vitin 2025 për këtë objekt të ri të çerdhes.
Më 9 maj 2024 Ministria e Punës Sociale dha pëlqimin për fillim me punë të këtij objekti.
Në këtë çerdhe janë planifikuar të pranohen 154 fëmijë nga mosha prej gjashtë muaj deri në gjashtë vjeç, të cilët do jenë të organizuar në dhjetë grupe.
Drejtoresha e çerdhes “Rinia” në Tetovë paraprakisht ka theksuar se për të filluar me punë objekti i ri i çerdhes, nevojiten së paku 30 punëtorë.
Çerdhja “Rilindja” premtohet prej vitit 2019, kurse u ndërtua në prill të vitit 2023. Hapja e saj vonon që atëherë shkaku i pengesave dhe neglizhencës nga autoritetet e përfshira në këtë proces.
- LEXO: U shkarkua Agron Arifi nga Këshilli Shkollor i SH.F “Istikball”, Bajrami në vend të tij, u miratuan punësimet për në çerdhe
- LEXO: Çerdhja “Rilindja” në Tetovë e mori “aminin” e ministrisë, pritet miratimi i punësimeve
- LEXO: Këshilli Komunal e miratoi fillimin me punë të çerdhes së re “Rilindja” në Tetovë, por hapja pritet të vonohet
- LEXO: Çerdhja e re në Tetovë do të quhet “Rilindja”, por hapja do të vonojë