Cila kompani në Maqedoni vitin e kaluar ka dhënë 56.6 milionë euro vetëm për rroga

ESM është prodhues shtetëror i energjisë elektrike dhe një nga kompanitë me numrin më të madh të të punësuarve në Maqedoninë e Veriut. Vitin e kaluar kjo kompani ka paguar 56.56 milionë euro për paga të gati 4500 punëtorëve, ndërsa nga shitja e energjisë elektrike ka fituar 288 milionë euro, përcjell portali Faktor. Kompania shtetërore […] The post Cila kompani në Maqedoni vitin e kaluar ka dhënë 56.6 milionë euro vetëm për rroga appeared first on InfoShqip.com.

shtator 20, 2024 - 11:00
 0  10
Cila kompani në Maqedoni vitin e kaluar ka dhënë 56.6 milionë euro vetëm për rroga

ESM është prodhues shtetëror i energjisë elektrike dhe një nga kompanitë me numrin më të madh të të punësuarve në Maqedoninë e Veriut.

Vitin e kaluar kjo kompani ka paguar 56.56 milionë euro për paga të gati 4500 punëtorëve, ndërsa nga shitja e energjisë elektrike ka fituar 288 milionë euro, përcjell portali Faktor.

Kompania shtetërore e prodhimit të energjisë elektrike ESM (e njohur më parë si ELEM) ka paguar gjithsej 56.56 milionë euro vitin e kaluar për paga, sipas të dhënave zyrtare nga raporti i tyre financiar vjetor i përgatitur nga një auditim i pavarur.

Vitin e kaluar, ESM punësoi pothuajse 4,500 njerëz, shumica e tyre nga rajoni i Pellagonisë, përkatësisht komuna Manastir dhe Novaci, ku është vendosur kapaciteti më i madh prodhues i kompanisë – termocentrali REK Manastir dhe minierat e tij Suvodol dhe Brod-Gneotino. Përveç REK Manastir, kjo kompani ka edhe dy termocentrale të tjera. Njëra është në Osllomej të Kërçovës, ndërsa tjetra në Negotinë. ESM gjithashtu ka gjashtë hidrocentrale, një park me erë, një central të gazit dhe një drejtori në qendër të Shkupit.

Në të njëjtën kohë, grupi ESM operon një fabrikë për pjesë rezervë për nevojat e termocentraleve në Novaci, një prodhues i nxehtësisë në Shkup dhe Manastir dhe tre kompani turistike që menaxhojnë hotelet dhe objektet akomoduese të ESM.

Auditimi i pavarur ka konstatuar se ESM ka mbledhur 288.16 milionë euro nga prodhimi dhe shitja e energjisë elektrike vitin e kaluar, të cilat janë mbledhur nga shitja e energjisë elektrike për amvisëritë dhe bizneset e vogla që paguajnë çmime të rregulluara të energjisë elektrike.

Kompania fitoi 41.7 milionë euro të tjera nga MEPSO për shitjen e shërbimeve të sistemit të nevojshëm për balancimin dhe menaxhimin e sistemit të transmetimit elektrik të Maqedonisë.

ESM-ja vitin e kaluar ka arritur të arkëtojë 31.8 milionë euro nga shitja e tepricës së energjisë elektrike, të cilën e ka shitur me çmimin e tregut sepse nuk ka qenë e obliguar t’ua shesë amvisërive me çmim të rregulluar.

ESM arkëtoi 4,9 milionë euro nga filiali i saj “Energetika” në vendbanimin Zhelezara në Shkup. Prej tyre 2,73 milionë euro janë nga shitja e energjisë termike, dhe 2,16 milionë euro janë nga shitja e energjisë elektrike.

Vlen të theksohet se për të arritur shitje prej 288 milionë eurosh, ESM ka marrë subvencione apo donacione në vlerë prej më shumë se 90 milionë euro nga Qeveria, përkatësisht nga buxheti qendror.

The post Cila kompani në Maqedoni vitin e kaluar ka dhënë 56.6 milionë euro vetëm për rroga appeared first on InfoShqip.com.