Sofja e përsëriti: Po integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor, por sipas meritës
Mbështetje për zgjerimin e BE-së, por sipas parimit të meritave, gjegjësisht obligimeve të përmbushura. Ky është qëndrimi që e përsëriti qeveria e re në Sofje, ndërsa përkujtimi i parë erdhi nga deklaratat e kryeministrit bullgar gjatë vizitës së tij të parë dyditore të punës në Strasburg, e cila përfundoi dje, transmeton Portalb.mk. “Sa i përket […]
Mbështetje për zgjerimin e BE-së, por sipas parimit të meritave, gjegjësisht obligimeve të përmbushura. Ky është qëndrimi që e përsëriti qeveria e re në Sofje, ndërsa përkujtimi i parë erdhi nga deklaratat e kryeministrit bullgar gjatë vizitës së tij të parë dyditore të punës në Strasburg, e cila përfundoi dje, transmeton Portalb.mk.
“Sa i përket zgjerimit të BE-së, ne kemi konfirmuar qëndrimin tonë që ka të bëjë me vendet e Ballkanit Perëndimor – se ne i përmbahemi parimit të meritave, siç e kemi thënë jo një herë, por vazhdimisht”, tha kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov pas takimit me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.
Në Strasburg ai u takua edhe me kryetaren e PE, Roberta Mezzola, si dhe me Presidenten e KE, Ursula von der Leyen. Ndër temat e diskutuara me von der Leyen, sipas njoftimeve të qeverisë, nuk përmendet zgjerimi. Kryeministri bullgar tha se në takim është e rëndësishme të konfirmohet besimi i ndërsjellë ndërmjet qeverisë së re bullgare dhe Komisionit të ri.
“Bullgaria duhet të kthehet në qendër të proceseve politike në Evropë,” theksoi Zheljazkov në një takim para eurodeputetëve bullgarë.
Kujtojmë se Maqedonia e Veriut duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese për të ecur përpara në rrugën eurointegruese.
Ato nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë.
Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, pas miratimit të propozimit francez të cilin Maqedonia e Veriut e miratoi më 16 korrik 2022.
Propozimi atë kohë u votua në parlament pa pjesëmarrjen e opozitës së atëhershme e cila tani është në pushtet.
Ndryshimi i Kushtetutës kërkon shumicë prej dy të tretash.
Negociatat me BE-në nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese.