Çmimi i kurbaneve deri në 200 euro, krahas rritjes së çmimit, vërehet edhe mungesë e kurbaneve
Kjo është atmosfera në tregun e gjësë së gjallë në Tetovë, një ditë para Kurban Bajramit. Çmimi i një kurbani po shkon deri në 200 euro. Disa blerës që i takuam këtu vlerësojnë se çmimi është i lartë për standardin e vendit, por ka të tjerë që thonë se ai që ka vendosur të therë […] The post Çmimi i kurbaneve deri në 200 euro, krahas rritjes së çmimit, vërehet edhe mungesë e kurbaneve appeared first on InfoShqip.com.
Kjo është atmosfera në tregun e gjësë së gjallë në Tetovë, një ditë para Kurban Bajramit. Çmimi i një kurbani po shkon deri në 200 euro.
Disa blerës që i takuam këtu vlerësojnë se çmimi është i lartë për standardin e vendit, por ka të tjerë që thonë se ai që ka vendosur të therë kurban, i mbledh paratë gjatë gjithë vitit.
-Është shtrenjtë, sikundër këtu janë rrogat, shumë është.
-Po kush të pyet morë vëlla a janë shtrenjtë, ai që i ka ruajtur i duken lirë, ne që i blejmë na duken shtrenjtë, po mirë mesatare. Po pak kanë hip, po varet edhe te malli. Vjet mund të kesh ble më të keqin, të duket se e ke marrë lirë, sivjet më të mirin të duket se e ke marrë shtrenjtë.
-Ai që e fiton është shumë, ai që e ruan është shumë, me këtë rrogë dy bukë nuk mund të blesh, jo më një kurban.
-Ka njeri që ja do shpirti do të presë, ja gjen qarën, ka një ka edhe nuk blen.
Sivjet çmim i një kurbani është ca më i lartë, nëse krahasohet me vitet e kaluara. Por një gjë tjetër që vihet re është mungesa e kurbaneve. Sipas shitësve, çmimi është rritur për shkak se edhe të rrisësh një kafshë nuk është bërë e lehtë, kurse mungesa sipas tyre vjen si pasojë e emigrimit dhe mos dëshirës për tu marrë me blegtori.
-Çmimet e kurbaneve këtë vit janë si shtrenjtë, kurbanet shiten por në fenë islame ndihmojnë, marrin, çmimi këtë vit është nga 180, 200 deri në 230 shkon, varet si e ka personi xhepin, por ka interesim. Rinia është tërhequr, nuk i ruan askush, shkojnë jashtë, nuk ka një treg, nuk e bën kryetari komunës të ndërtojë diku, fukaraja shkon nga fshatrat deri në Bogovinë të shesin një kurban, por mbijetojmë.
-Rritje çmimi ka shumë, sivjet ka shumë një kurban, kushton 200 euro e lartë, s’ka kurbane të dobët është për atë. Çdo gjë që s’ka edhe hipën çmimi, në përgjegjësi nuk ka kurban, çka janë këta kurban për Tetovën.
Në urimin e tij për Festën, kreu i Bashkësisë Fetare Islame Shaqir Fetau bëri apel apel që të ndalen luftërat dhe të shtohet dashuria mes njerëzve.
“Kjo festë e Kurban Bajramit i flet njeriut bashkëkohor që krahas zhvillimit në sfera të ndryshme t’i kthehet shpirtit, moralit, familjes së shëndoshë, shoqërisë fisnike që do të kontribuojnë afrimin në mes kombeve, në ndihmën mes njerëzve, në ndaljen e vrasjeve, mbytjeve, luftërave, masakrave gjenocideve dhe evitimin e anomalive të rrezikshme që rrënojnë moralin njerëzor”, tha Shaqir Fetahu, kryetar i BDI-së.
Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se manifestimi qendror do të mbahet në xhaminë “Mustafa Pasha” në Shkup, ndërsa namazi i Bajramit do të falet në orën 5:38.
The post Çmimi i kurbaneve deri në 200 euro, krahas rritjes së çmimit, vërehet edhe mungesë e kurbaneve appeared first on InfoShqip.com.