Qytetarët bëjnë përgatitjet e fundit para festës së nesërme të Kurban Bajramit

Jemi vetëm një ditë larg festës së Kurban Bajramit, festë kjo e cila po pritet me shumë entuziazëm nga qytetarët e vendit, sidomos për prerjen e kurbanit. Qytetarë, në deklaratat e tyre për TV-Shenja treguan për përgatitjet ndërsa sërish vunë në pah çmimet e larta. Një nga qytetarët tha se pregatitjet po shkojnë mirë edhe […] The post Qytetarët bëjnë përgatitjet e fundit para festës së nesërme të Kurban Bajramit appeared first on InfoShqip.com.

qershor 16, 2024 - 00:01
 0  11
Qytetarët bëjnë përgatitjet e fundit para festës së nesërme të Kurban Bajramit

Jemi vetëm një ditë larg festës së Kurban Bajramit, festë kjo e cila po pritet me shumë entuziazëm nga qytetarët e vendit, sidomos për prerjen e kurbanit. Qytetarë, në deklaratat e tyre për TV-Shenja treguan për përgatitjet ndërsa sërish vunë në pah çmimet e larta. Një nga qytetarët tha se pregatitjet po shkojnë mirë edhe pse çmimet janë të fryra. Por, theksoi se ai vlerëson domethënien e kurbanit pavarësisht kostos.

Qytetari7

“Pregatitjet elhamdulilah shumë mirë na shkojnë. Jemi të kënaqur me këtë bajram, mirë është puna. Çmimet janë pak të fryme për bajram pro do t’i përballojmë inshaallah, se duhet të jetë mirë. Po dhashtë Zoti do bëjmë gajret do bëjmë, e çmimet e kurbanit, e meritojnë kurbanat e meritojnë njerëzit, e meritojnë kurbanat. Ato sipas vlerës edhe çmimi, madhësia po puna, ka shumë punë aty. Puna e kurbanit ka domethënie të madhe por njerëzit se kuptojnë atë”.

Një tjetër qytetarë thekson se është gaati t’i përfundojë pregatitjet. Ai shprehet se pavarësisht rritjeve të çmimeve gjërat e nevojshme nuk mundet t’i lënë anash.

Qytetari

“Kush sa e ka xhepin, aq e zgjatë dorën, edhe kurbanat normal i kemi pregatit çfarë duhet, tash edhe disa gjëra të vogla. Ajo çfarë na nevoitet e marrim, shtrenjtë lirë patjetër me jetu duhet, me vazhdu, vazhdon jeta a shtrenjtë a lirë”.

Në ndërkohë, sipas një qytetari tjetër ka shumë varfëri në vend dhe se kush me sa mundet e menaxhon festën. Megjithatë, i dëshpëruar edhe për çmimin e kurbanëve.

Qytetari

“Për bajram diçka pregatitmi diçka kush ka pregatit kush ska nuk pregadit, shtrenjtësi e madhe, qka të bëjmë njerëzit fukara shum fukarallëk. Po të shtrenjta janë shumë, jo vetëm për bajram edhe kshtu jan të shtrenjta. S’ka të ardhura rrobat janë shtrenjt, pazari shtrenjtë shum vetëm Allahu na ndihmoftë. Jo kurban s’ka këtë vit 200 euro 1 dele e vogël”.

Qytetari

“Mirë faleminderit, po të shtrenjta janë si çdoherë, po ka pak shtrenjtësi e madhe është po çfarë të bëjmë duhet me jetu niher”.

Nga ana tjetër, kjo festë ka lënë shije të mirë për shitësit. Ata duken mëse të kënaqur me profitin dhe punën në këto ditë feste.

Qytetari

“Mir faleminderit, po ec, shitje po ka, interesim po ka, materiali vetëm u hargju dmth elhamdulilah prej Zotit. Po normal, normal si për bajramin tjetër, tash normal që pak më shum kemi.Si po e festojmë festën, me plot gëzim, kemi shitje më shumë si për ditët e tjera nuk është po për bajram këto 3, 4 ditë ka më shumë shitje. Po normal, normal që do të prejmë”.

Qytetarët po nxitojnë të bëjnë blerjet e fundit në treg, për t’u kujdesur deri në detajet e fundit për pregaditjet, me qëllim që të mirëpresin nesër familjarët dhe të dashurit e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme, ashtu siç dhe e kërkon rituali i festës.

The post Qytetarët bëjnë përgatitjet e fundit para festës së nesërme të Kurban Bajramit appeared first on InfoShqip.com.