Costa: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, është shprehur se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian. Ky është investimi më i rëndësishëm gjeopolitik që europianët mund të bëjnë, thotë Costa në videomesazhin e tij. “E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian. Është investimi më i rëndësishëm gjeopolitik që mund të bëjmë. […] The post Costa: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE appeared first on InfoShqip.com.

dhjetor 16, 2024 - 18:01
 0  7
Costa: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, është shprehur se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian.

Ky është investimi më i rëndësishëm gjeopolitik që europianët mund të bëjnë, thotë Costa në videomesazhin e tij.

“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian. Është investimi më i rëndësishëm gjeopolitik që mund të bëjmë. Në këto kohë të vështira, më shumë se kurrë duhet të punojmë së bashku. Mezi pres samitin BE-Ballkani Perëndimor më 18 Dhjetor në Bruksel”, shprehet Costa.

Kujtojmë se të mërkurën, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të ulet së bashku me liderët e tjerë të rajonit në tryezën e samitit me 27 homologët e BE-së, eventi i parë i kryesuar nga presidenti i ri i Këshillit Europian, Antonio Costa e po ashtu komisionerja e re për zgjerimin Marta Kos./tvklan.al

The post Costa: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE appeared first on InfoShqip.com.