Rama takim me ish-punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës dhe AMP-së: Paga mesatare po shkon drejt tavanit të paimagjinueshëm 1 mijë euro

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim me ish-punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës, AMP-së dhe Shërbimit Zjarrfikës për vlerësimin e kontributit të tyre gjatë misioneve në shërbim të vendit. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se po përgatitet një proces për rritjen e fondit të pensioneve. Kreu i qeverisë pohoi ndër të […]

dhjetor 16, 2024 - 18:01
 0  6
Rama takim me ish-punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës dhe AMP-së: Paga mesatare po shkon drejt tavanit të paimagjinueshëm 1 mijë euro

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim me ish-punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës, AMP-së dhe Shërbimit Zjarrfikës për vlerësimin e kontributit të tyre gjatë misioneve në shërbim të vendit.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se po përgatitet një proces për rritjen e fondit të pensioneve.

Kreu i qeverisë pohoi ndër të tjera se vëmendja e qeverisë do jetë kryesore për pensionistët, të cilët do të përfitojnë një tjetër bonus, në pranverë.

Pjesë nga fjala e kryeministrit:

Qasja e re ndaj pensionistëve për ne do të jetë në dy drejtime. Nga njëra anë në rishpërndarjen e një pjese të të ardhurave të rritura nga rritja ekonomike drejtpërdrejtë te pensionistët përmes bonuse, duke filluar nga bonusi i fundvitit, i cili është tradicionale, edhe pse tradicionalisht fillimisht ka qenë simbolik, pastaj është rritur. Por gjithsesi asnjëherë nuk ka qenë në masën e këtij vitit.

Dhe pastaj për një tjetër bonus që do të jetë në pranverë si rezultat i mundësive të rritura të ekonomisë dhe që duam të kthehet në një mundësi të vit përvitshme.

Nga ana tjetër, jemi në procesin e përgatitjes së një rritjeje të fondit të pensioneve, qoftë duke rritur të ardhurat nga sigurimet shoqërore, qoftë duke rritur buxhetin në dispozicion të pensioneve.

Besoj që për të gjithë ata që bëjnë llogari dhe nuk flasin badihava, pensionistët kanë kategoria më e kthjelluar nga pikëpamja e llogarive, është e artë që bëhet fjalë për një nr të madhe pensionistësh dhe shifra të mëdha për mundësitë e buxhetit të vendit ton.

Edhe në vendet e zhvilluara, kur vjen puna te pensionet kanë një sfidë më vete.

Qoftë bonuset, qoftë plani i mundshëm i rritjes graduale të pensioneve, nuk do të ishin dot diskutime që do t’i bënin jo përpara shumë kohës. Sot ekonomia n ai ka krijuar këto mundësi.

Paga mesatare po shkon drejt tavanit të paimagjinueshëm 1 mijë euro. Është falë rritjes ekonomike dhe një shenjë e mirë për pensionet. Çdo pagë e rritur dhe e formalizuar është garanci për fondin e pensioneve.

Është shumë pozitive që edhe sektori privat po ndjek të njëjtin trend dhe pagat po rriten. Kemi të ardhura të rritura ndjeshëm në muajt e fundit nga formalizimi dhe prurjet në fondin e sigurimeve shoqërore, që do të thotë se kemi të gjitha arsyet për të qenë optimist për të nesërmen.