Dameva: Skandaloze ishte mënyra e zgjedhjes së drejtorit të Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publik

Ajo që ka ndodhur gjatë zgjedhjes së drejtorit të Akdemisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publik ishte skandaloze. Nuk kishte as transparencë, as llogaridhënie, nuk kishte argumentim të mjaftueshëm. Këtë mbrëmë në intervistë për Televizionin Telma e deklaroi kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, duke u përgjigjur në pyetjen që të japë koment për atë që […]

Nëntor 16, 2024 - 18:00
 0  5
Dameva: Skandaloze ishte mënyra e zgjedhjes së drejtorit të Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publik
Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, foto: Vanço Xhambaski

Ajo që ka ndodhur gjatë zgjedhjes së drejtorit të Akdemisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publik ishte skandaloze. Nuk kishte as transparencë, as llogaridhënie, nuk kishte argumentim të mjaftueshëm. Këtë mbrëmë në intervistë për Televizionin Telma e deklaroi kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, duke u përgjigjur në pyetjen që të japë koment për atë që gjykatësi i Gjykatës Themelore Penale Shkup dhe kandidat për drejtor të Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publik Nenad Saveski dorëzoi padi për shkak të mënyrës me të cilën Bordi drejtues i institucionit kreu zgjedhjen e shefit të ri, njofton Portalb.mk.

“Nëse gjykatësit dhe prokurorët angazhohen për transparencë, ajo nuk mund të jetë deklarative. Ajo duhet të tregohet në çdo moment dhe në çdo mënyrë. Transparencën, të paktën dikush nga gjykazësit ose anëtarët e Këshillit drejtues, duheshte ta tregojnë dhe të thonë se nuk mundet që në mënyrë të tillë të anulohet seancë dhe ashtu të vendoset. Nuk pash asnjë që këtë ta kundërshtojë”, tha ajo.

Theksoi se nuk flet personalisht, gjegjësisht konkretisht për vendimin personal për zgjedhje të drejtoreshës së Akademisë, për shkak se konsideron se nëse e njëta do t’i ndodhte dikujt tjetër nga kandidatët, do ta kishte rëndësinë e njëjtë.

“Më vjen keq që drejtoresha e re do ta bart barrën për mënyrën e tillë të anëtarëve të Bordit drejtues të Akademisë. Me të kam pasur një takim në kuadër të Këshillit gjyqësor-buxhetor. Jam fascinuar nga ajo që ajo ma tregoi për angazhimet e saj. Por, tani do t’i duhet përpjekje plotësuese që ta arsyetojë ose ta përmirësojë atë që i kanë shkaktuar anëtarët e Bordit drejtues”, thotë Dameva.

E përshëndeti guximin e gjykatësit që dorëzoi padi për këtë rast, por tha se nuk guxon të ndërhyjë në meritat ose keqbërjet e saj, për shkak se funksioni nuk ia lejon këtë.

“Është mirë që është dorëzuar padi. Edhe ajo drejtoreshë e sapozgjedhur meriton, nëse është respektuar procedura, në mënyrë të qetë ta kalojë mandatin, e jo çdoherë të akuzohet se si është zgjedhur dhe ngjashëm”, tha ajo.

Gjykatësi në Gjykatën Themelore Penale Shkup dhe kandidat për drejtor të Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publik, Nenad Saveski, dorëzoi padi për shkak të mënyrës me të cilën Bordi drejtues i institucionit kreu zgjedhjen e shefit të ri.

Për shkak se nuk dëshiron drejtpërdrejtë të ndikojë në procedurë, në emër të tij i autorizuari Glogorie Qatoski, avokat nga Struga, shpjegon se padia është dorëzuar deri te gjykata Administrative, kryesisht për shkak të asaj që ka parë edhe i gjithë opinioni – vendimi i anëtarëve të Bordit drejtues që të votojnë fshehtas.

Përveç që e konteston vendimin për zgjedhje të drejtorit, i autorizuari i gjykatësit Saveski kërkon edhe masë të përkohshme – suspendim të vendimit për zgjedhje të drejtoreshës.