Hajrullahi ankimoi vendimin për suspendimin e tij, thotë se është formë presioni nga Kocevski

Prokurori i lartë Mustafa Hajrullahi, i cili është shef i Prokurorisë së Lartë të Shkupit, tha se kreu i Prokurorisë së Republikës, Ljupço Kocevski, po i bën presion me suspendimin që ka urdhëruar. Sipas tij, synimi është të ndikohet në çështjet që trajtohen në Prokurorinë e Lartë. Ai sot në Këshillin e Prokurorisë Publike ankimoi […]

Nëntor 12, 2024 - 18:00
 0  5
Hajrullahi ankimoi vendimin për suspendimin e tij, thotë se është formë presioni nga Kocevski
Mustafa Hajrullahi. Foto printscreen nga MIA

Prokurori i lartë Mustafa Hajrullahi, i cili është shef i Prokurorisë së Lartë të Shkupit, tha se kreu i Prokurorisë së Republikës, Ljupço Kocevski, po i bën presion me suspendimin që ka urdhëruar. Sipas tij, synimi është të ndikohet në çështjet që trajtohen në Prokurorinë e Lartë. Ai sot në Këshillin e Prokurorisë Publike ankimoi vendimin e Prokurorisë Themelore Publike për suspendimin e tij nga posti i prokurorit të lartë në Prokurorinë e Lartë të Shkupit. Hajrullahu tha se vendimi është tendencioz, dhe se i njëjti është marrë në ditën kur ai ka shpalosur, siç thotë, një skandal, ku shihet vajza e kryeprokurorit Ljupço Kocevski, duket shpërndarë materiale me një medium, transmeton Portalb.mk.

“Kryeprokurori më dërgoi aktvendim për shkarkimin nga posti i prokurorit të lartë publik me arsyetimin se kundër meje po zhvillohet hetim penal në Prokurorinë në Shtip. Atë kallëzim penal e ka bërë prokurori republikan dhe tendenca është të më frikësojë mua dhe të gjithë kolegët e mi që punojnë sipas ligjit dhe të marrë vendime të paligjshme. Kohë më parë, më 19 shtator, prokurori publik më tha që në lidhje me rastin e bonuseve të PSP-së, duhet të marr vendim që do të mbështesë vendimin e shkallës së parë dhe të mos i jepet statusi i të dëmtuarit parashtruesit VMRO-DPMNE”, tha Hajrullahi.

Sipas tij, ai ka refuzuar të japë një urdhër të tillë për cilindo qoftë prokuror.

“Prokurori publik më njoftoi se do të ketë mbikëqyrje të jashtëzakonshme të Prokurorisë së Lartë Publike. Aspekti i diskutueshëm i gjithë mbikëqyrjes është se nga tre prokurorë publikë, dy, sipas ligjit, nuk duhet ta kryenin – njëri është Elvin Veli, i cili deri para largimit në Prokurorinë republikabe ishte zëvendësi im i parë dhe prokuror që ka vepruar dhe prokurorja Lile Stefanova nuk duhej të merrte pjese pasi kryhej mbikëqyrje e lëndëce ish-PSP-së”, shtoi Hajrullahi.

Ai theksoi se ngjarja ka një kronologji të tërë.

“Kur më thirri dhe më bënte presion, më tha se kundër meje, disa punonjësve të Prokurorisë së Lartë Publike, kanë paraqitur ankesë në Prokurorinë republikane për gjoja mobing. Prokuroria republika atëkohë tha se përmbajtja është qesharake dhe tejet joserioze dhe se nëse ka mobing duhet të procedohet në gjykatën civile. Pas kësaj njoftova për ngjarjen, se vajza e Kocevskit jepte informacione në media të caktuara për tekste… Denoncuesi më tha se me dosjen me informacione, është vajza e prokurorit publik”, ka shtuar Hajrullahi.

Ai paralajmëroi padi penale ndaj personave që janë ankuar se janë keqtrajtuar nga ai. Thotë se këto janë deklarata të rrejshme.

Kujtojmë se dje Prokuroria Publike Themelore në Shtip ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj Hajrullahit për të cilin ekziston dyshimi i bazuar për kryerjen e veprës penale të vazhdueshme – Ngacmimi në kryerjen e shërbimit nga neni 143, si dhe për veprën penale të vazhdueshme- Keqpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar nga neni 353 i Kodit Penal.