DASh për takimin Allen-Kurti, nënvizohet mbështetja e SHBA-ve për dialogun

Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë detaje për takimin e Nënsekretares për Diplomaci, Liz Allen, me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Në njoftimin e DASH-it thuhet se dyshja “diskutuan marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Kosovë, duke përfshirë angazhimin e përbashkët për forcimin e sigurisë, prosperitetit dhe demokracisë multietnike të Kosovës”. Në takim nënsekretarja nënvizoi mbështetjen e fortë e […]

maj 20, 2024 - 01:00
 0  13
DASh për takimin Allen-Kurti, nënvizohet mbështetja e SHBA-ve për dialogun
dash-per-takimin-allen-kurti,-nenvizohet-mbeshtetja-e-shba-ve-per-dialogun

dash-per-takimin-allen-kurti,-nenvizohet-mbeshtetja-e-shba-ve-per-dialogun


Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë detaje për takimin e Nënsekretares për Diplomaci, Liz Allen, me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Në njoftimin e DASH-it thuhet se dyshja “diskutuan marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Kosovë, duke përfshirë angazhimin e përbashkët për forcimin e sigurisë, prosperitetit dhe demokracisë multietnike të Kosovës”.

Në takim nënsekretarja nënvizoi mbështetjen e fortë e të vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e Dialogut të lehtësuar nga BE për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë.

“Nënsekretarja ndau vëzhgimet e saj nga qëndrimi i saj në Kosovë, duke përfshirë ndërveprimin e saj me të rinjtë dinamikë dhe divers kosovarë, dhe bëri thirrje për rritje të koordinimit ndërmjet qeverive tona për të mbështetur përparimin e Kosovës në rrugën e saj euroatlantike”, përfundon njoftimi i Departamentit Amerikan të Shtetit./Front Online/