Rama prezanton projektin, kështu do të duket sheshi “Xhorxh Bush” në Prishtinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka zbuluar projektin për sheshin “Xhorxh Bush” në kryeqytet. Rama ka thënë se thirrja për operatorët ekonomi është hapur dhe se ky projekt përfshinë edhe transformimin e sheshit “Zahir Pajaziti” dhe të hapësirave përreth. “Kështu do të duket Sheshi Xhorxh Bush. Thirrja për operatorët ekonomik tanimë është hapur. Projekti i […]
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka zbuluar projektin për sheshin “Xhorxh Bush” në kryeqytet.
Rama ka thënë se thirrja për operatorët ekonomi është hapur dhe se ky projekt përfshinë edhe transformimin e sheshit “Zahir Pajaziti” dhe të hapësirave përreth.
“Kështu do të duket Sheshi Xhorxh Bush. Thirrja për operatorët ekonomik tanimë është hapur. Projekti i reviduar përfshin edhe transformimin e Sheshit Zahir Pajaziti dhe të hapësirave përreth. Vizioni ynë për Prishtinën me qytetarin prioritet po vazhdon”, ka shkruar Rama.
Gjatë ditës së djeshme gazeta online Reporteri.net raportoi se mbi 18 milionë euro po planifikon të shpenzojë Komuna e Prishtinës për ndërtimin e sheshit “Xhorxh Bush” në kryeqytet.
Në dosjen e tenderit jepen detaje për punët që do të kryhen, ku janë të ndara në Sheshin e Katedrales, atë te shkolla, komercial, qendror, i koncerteve, i rekreacionit dhe i studentëve.
Aty parashihen punët e rregullimit të jashtëm, punët përgatitore, të demolimeve dhe zhvendosjeve, punët e dheut, ato ndërtimore, të gjelbrimit, furnizimit me ujë, të kanalizimit të ujërave atmosferike, të ujërave të zeza, instalimeve energjetike dhe të ndriçimit,, dhe punët e strukturës të katedrales.
Vlera e parashikuar e kontratës është 18 milionë e 400 mijë euro, derisa kohëzgjatja e saj është 360 ditë nga dhënia.
Kompanitë e interesuara për të dorëzuar ofertat kanë afat ta bëjnë këtë deri më 6 shtator, në orën 14:00.