Qeveria i miratoi propozim-ndryshimet e ligjit për media
Qeveria, në seancën e saj të 57-të të sotme, miratoi propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për media me të cilat pritet të fuqizohet konkurrenca në hapësirën mediatike dhe të vendosen mediat onllajn në kornizë ligjore. “Duke pasur parasysh faktin se rezultatet e hulumtimeve të fundit tregojnë se mbi 70 për qind e publikut […] The post Qeveria i miratoi propozim-ndryshimet e ligjit për media appeared first on InfoShqip.com.

Qeveria, në seancën e saj të 57-të të sotme, miratoi propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për media me të cilat pritet të fuqizohet konkurrenca në hapësirën mediatike dhe të vendosen mediat onllajn në kornizë ligjore.
“Duke pasur parasysh faktin se rezultatet e hulumtimeve të fundit tregojnë se mbi 70 për qind e publikut informohet në internet, duke bërë që mediat onllajn të bëhen një faktor i rëndësishëm në hapësirën mediatike, u shfaq nevoja për përfshirjen e tyre në Ligjin për media. Kjo do të kontribuojë gjithashtu në stimulimin më intensiv të vetërregullimit si një segment i rëndësishëm për punën profesionale të gazetarëve dhe forcimin e konkurrencës në hapësirën mediatike”, bëhet e ditur në kumtesën e Qeverisë.
Propozim-ndryshimet duhet të dërgohen në miratim në Kuvend.
The post Qeveria i miratoi propozim-ndryshimet e ligjit për media appeared first on InfoShqip.com.