Daut Haradinaj mirëpritet në Kodrën e Trimave: PO-n për Kosovën Fituese po e gjejmë kudo dhe masivisht

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit kandidat për deputet, Daut Haradinaj, është mirëpritur në një tubim madhështor në Kodrën e Trimave. Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook. “Kodra e Trimave sot na dha frymëzim nga kryeqyteti, për të cilin kemi punuar dhe duam të

Jan 31, 2025 - 20:00
 0  4
Daut Haradinaj mirëpritet në Kodrën e Trimave: PO-n për Kosovën Fituese po e gjejmë kudo dhe masivisht
daut-haradinaj-mirepritet-ne-kodren-e-trimave:-po-n-per-kosoven-fituese-po-e-gjejme-kudo-dhe-masivisht

daut-haradinaj-mirepritet-ne-kodren-e-trimave:-po-n-per-kosoven-fituese-po-e-gjejme-kudo-dhe-masivisht

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit kandidat për deputet, Daut Haradinaj, është mirëpritur në një tubim madhështor në Kodrën e Trimave.

Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

“Kodra e Trimave sot na dha frymëzim nga kryeqyteti, për të cilin kemi punuar dhe duam të punojmë fort. Një PO për Kosovën Fituese! Pjesëmarrja juaj e madhe dhe entuziazmi juaj dëshmojnë se Aleanca është zëri i qytetarëve që kërkojnë zhvillim, dinjitet dhe një të ardhme më të mirë për Kosovën”, ka thënë Daut Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se si i ri gjeta strehë në kohët më të vështira, kur Kodra e Trimave ishte kthyer në epiqendër të rezistencës kundër Serbisë.

“Si i ri, gjeta strehë në kohët më të vështira, kur Kodra e Trimave ishte kthyer në epiqendër të rezistencës kundër Serbisë, e sonte u mirëprita përsëri, për të ndihmuar të ardhmen tonë, e cila sfidohet çdo ditë, si nga jashtë ashtu edhe nga brenda. Vazhdojmë së bashku, më të bashkuar dhe më të vendosur se kurrë”, ka përfunduar Daut Haradinaj.