Osmani në Ankara: Kosova është e përkushtuar të krijojë lidhje më të forta me Çadin
Presidentja Vjosa Osmani, në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalisë, është takuar me ministrin e Jashtëm të Çadit, Abdoulaye Saber Fadoul. Në një postim në platformën X, ajo ka thënë se Kosova është e përkushtuar të krijojë lidhje më të forta me Çadin. Ndër tjera, shtoi forcimi i marrëdhënieve mund të bëhet duke ndarë rrugëtimin


Presidentja Vjosa Osmani, në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalisë, është takuar me ministrin e Jashtëm të Çadit, Abdoulaye Saber Fadoul.
Në një postim në platformën X, ajo ka thënë se Kosova është e përkushtuar të krijojë lidhje më të forta me Çadin.
Ndër tjera, shtoi forcimi i marrëdhënieve mund të bëhet duke ndarë rrugëtimin dhe përvojat në shtetndërtim dhe zhvillim.
“Në Antalia, pata një takim produktiv me ministrin e Jashtëm të Çadit, Abdoulaye Saber Fadoul”.
“Ne shprehëm mirënjohjen për mbështetjen e Çadit dhe kërkuam mënyra për të forcuar bashkëpunimin tonë në fusha të tilla si diplomacia, ekonomia, arsimi dhe bujqësia”, ka thënë Osmani.