Dauti për tërheqjen e propozim-ligjit për lojërat e fatit: Afrim Gashi, mashë e VMRO-së
Reagim i ashpër i deputetëve të Frontit Evropian pasi që Ligji për lojërat e fatit, që është propozimi i tyre, është hequr nga rendi i ditës së seancës së sotme parlamentare. Kjo ka ndodhur pas miratimit të propozimit për interpretim autentik të Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërave zbavitëse të propozuar nga deputetët e […]
Reagim i ashpër i deputetëve të Frontit Evropian pasi që Ligji për lojërat e fatit, që është propozimi i tyre, është hequr nga rendi i ditës së seancës së sotme parlamentare. Kjo ka ndodhur pas miratimit të propozimit për interpretim autentik të Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërave zbavitëse të propozuar nga deputetët e VMRO-DPMNE-së. Ilire Dauti nga Fronti Evropian tha se kjo është shkelje klasike e Rregullores së Kuvendit.
Ajo akuzon VMRO-në, për siç thotë ajo tendenca diktatoriale, pas largimit nga rendi i ditës së propozim ligjit të FE-së për lojërat e fatit. Dauti i bëri thirrje kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, që mos të bëhet mashë e VMRO-së.
“Si duket, ata që janë aq të vendosur në mbrojtjen e kësaj dukurie që shkatërron rininë dhe shoqërinë në përgjithësi, sa që marrin të drejtën e deputetit jashtë procedurës, vetëm se t’i dalin në mbrojtje kësaj dukurie shkatërruese dhe të shëmtuar. I bëjmë thirrje kryetarit të Kuvendit, që të mos bëhet masha që do të mbrojë tendencat diktatoriale, shtypëse dhe të shëmtuara që po instalon VMRO-ja”, tha mes tjerash Dauti duke shtuar se propozim ligji mundëson largimin e lojërave të fatit nga vendbanimet, dhe funksionimin si veprimtari vetëm në hotelet me 5 yje.
Ndryshe, propozimin për interpretim autentik të ligjit të lojërave të fatit e dha Aleksandar Veljanovski nga VMRO-DPMNE. Ai tha se lojërat e fatit i organizon Lotaria shtetërore e Maqedonisë.