U anulua për shkak mungesës së dëshmitarëve, më 4 shtator do të mbahet gjykimi për Zhan Mitrevin
Për shkak të mungesës së dëshmitarëve, seanca e sotme për rastin kundër mjekut Zhan Mitrev në Gjykatën Themelore Penale në Shkup është shtyrë për më 4 shtator të këtij viti, raporton MIA. Policia për të dy dëshmitarët të propozuar nga Prokuroria nuk ka mundur t’u dërgojë ftesë në adresën ku ata jetojnë në Tetovë dhe […]
Për shkak të mungesës së dëshmitarëve, seanca e sotme për rastin kundër mjekut Zhan Mitrev në Gjykatën Themelore Penale në Shkup është shtyrë për më 4 shtator të këtij viti, raporton MIA. Policia për të dy dëshmitarët të propozuar nga Prokuroria nuk ka mundur t’u dërgojë ftesë në adresën ku ata jetojnë në Tetovë dhe Gostivar, përderisa dëshmitari i tretë ka paraqitur kërkesë në Gjykatë dhe ka kërkuar që të lirohet nga marrja në pyetje për arsye shëndetësore.
Prokurori publik, për ekonomizim të procedurës ka bërë propozim për tërheqjen e këtyre dëshmitarëve, por një propozim i tillë nuk është pranuar nga mbrojtja, sipas së cilës nuk janë shterur të gjitha mundësitë ligjore për sigurimin e tyre dhe se nëse është nuk është e mundur të sigurohet prania e tyre në sallën e gjyqit për shkak të largimit të tyre jashtë vendit, se ata të mund të dëgjohen përmes video lidhjes.
Në lidhje me kërkesën e dëshmitarit të tretë, ai ka kërkuar dokumentet origjinale për arsyetimet shëndetësore.
Ndryshe, Zhan Mitrev ngriti padi kundër IRL-së pas publikimit të storjes “Gjak i pistë” pasi sipas tij ishin lajme të rreme. Hulumtimi i gazetarëve të IRL-së tregon se spitali privat i cili ka pranuar më së shumti pacientë gjatë pandemisë së kovid-19 dhe në të cilën mjekimi ka kushtuar dhjetëra mijëra euro, e ka zbatuar metodën e hemofiltrimit (pastrimit të gjakut) e cila praktikisht ka qenë studim klinik.
Në kundërshtim me ligjin, studimet klinike nuk janë paraqitur dhe miratuar nga MALMED. Ndërkaq më pas, Zhan Mitrev paralajmëroi se do të tërheqë padinë kundër Laboratorit të Raportimit Investigativ (IRL). Gjykatësja Lidija Petrovska e udhëheqë procesin, ndërsa Prokuroria ishte ankuar për presion nga kardiokirurgu Zhan Mitrev.
- LEXO: Prokuroria ankohet për presion nga kardiokirurgu Zhan Mitrev
- LEXO: Gjyqi ndaj Zhan Mitrevit nisi nga e para, për shkak të skadimit të 90 ditëve nga seanca e fundit
- LEXO: Gjykata e Apelit e refuzoi ankesën e Zhan Mitrevit
- LEXO: Zhan Mitrev e vendosi në pauzë ndërtimin e qendrës radiologjike-onkologjike në Katllanovë
- LEXO: U anulua seanca për gjykimin e Zhan Mitrevit, kishte angazhuar avokatë të rinjë