Debati në Parlamentin spanjoll, sot votohet nisma e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës

Propozimi i partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës nga Qeveria e Spanjës do të jetë sot në votim në seancën plenare të Kuvendit të Spanjës, ndërsa diskutimi lidhur me njohjen e shtetit të Kosovës u bë të martën. Miriam Nogueras, anëtare e Parlamentit, zëdhënëse e partisë katalunase konfirmoi për Telegrafin se votimi […]

qershor 27, 2024 - 11:01
 0  6
Debati në Parlamentin spanjoll, sot votohet nisma e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës
debati-ne-parlamentin-spanjoll,-sot-votohet-nisma-e-partise-katalunase-“junts”-per-njohjen-e-shtetit-te-kosoves

debati-ne-parlamentin-spanjoll,-sot-votohet-nisma-e-partise-katalunase-“junts”-per-njohjen-e-shtetit-te-kosoves

Propozimi i partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës nga Qeveria e Spanjës do të jetë sot në votim në seancën plenare të Kuvendit të Spanjës, ndërsa diskutimi lidhur me njohjen e shtetit të Kosovës u bë të martën.

Miriam Nogueras, anëtare e Parlamentit, zëdhënëse e partisë katalunase konfirmoi për Telegrafin se votimi lidhur me iniciativën e deputetëve të partisë katalunase do të jetë sot në ora 13:00.

“Votimi do të jetë sot rreth orës 13:00”, tha Nogueras.

Nogueras ditë më parë i tha Telegrafit presin mbështetje nga të gjitha partitë politike katalane, baske dhe galike.

“Ne presim mbështetje nga të gjitha partitë politike katalane, baske dhe galike. Nuk mund të them të njëjtën gjë nga partitë politike spanjolle. Ne do të negociojmë deri në minutën e fundit”, tha Nogueras.