Dehari: Pas vendimit të Kushtetueses, duhet marrëveshje – Qeveria është çështje tjetër
Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, tha se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, liderët politikë duhet të gjejnë marrëveshje, ndërsa formimi i Qeverisë mbetet çështje tjetër, raporton Ekonomia Online. Sipas tij, votimi i fshehtë nuk solli zgjidhje, por nuk kishte mënyrë tjetër për të vepruar. “Votimi i fshehtë nuk po jep zgjidhje, por tjetër mënyrë


Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, tha se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, liderët politikë duhet të gjejnë marrëveshje, ndërsa formimi i Qeverisë mbetet çështje tjetër, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, votimi i fshehtë nuk solli zgjidhje, por nuk kishte mënyrë tjetër për të vepruar.
“Votimi i fshehtë nuk po jep zgjidhje, por tjetër mënyrë nuk ka pasur. Tash, pas përgjigjes së Gjykatës Kushtetuese, duhet parë se si do të veprohet. Duhet të arrihet një marrëveshje. Të gjithë liderët duhet ta gjejnë, sepse konstituimi i Kuvendit është përgjegjësi e të gjitha grupeve parlamentare, të gjitha subjekteve. Secili ka pjesën e vet. Pastaj, puna për Qeverinë është çështje tjetër,” tha ai.
