Deklarohet policia për arrestimin e personave, që dyshohet se ndihmuan Faton Hajrizin për t’u arratisur

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka intervistuar një person, i cili dyshohet se e ka ndihmuar Faton Hajrizin të arratiset nga burgu i Smrekonicës. Nga Policia e Kosovës kanë thënë për Front Online se intervistimi i tij është bërë sot dhe i dyshuari është ndaluar për 48 orë. “Policia e Kosovës, […]

Korrik 21, 2024 - 06:30
 0  6
Deklarohet policia për arrestimin e personave, që dyshohet se ndihmuan Faton Hajrizin për t’u arratisur
deklarohet-policia-per-arrestimin-e-personave,-qe-dyshohet-se-ndihmuan-faton-hajrizin-per-t’u-arratisur

deklarohet-policia-per-arrestimin-e-personave,-qe-dyshohet-se-ndihmuan-faton-hajrizin-per-t’u-arratisur


Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka intervistuar një person, i cili dyshohet se e ka ndihmuar Faton Hajrizin të arratiset nga burgu i Smrekonicës.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë për Front Online se intervistimi i tij është bërë sot dhe i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda ka zhvilluar hetime në lidhje me arratisjen e ndodhur ditë më parë në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë. Në vazhdën e veprimeve hetimore, sot me datë 20.07.2024 është ftuar për intervistim një person mashkull kosovar, për të cilin dyshohet se ka ndihmuar të dyshuarin pas arratisjes nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë.Për të gjitha veprimet hetimore është konsultuar prokurori kompetent, me vendim të të cilit personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.