Deliu- Kodra për mungesën e VV’së në seancë: E dinë që e kanë bërë bërllok në tana anët, nuk kanë çka me thanë
Deputetja e PDK’së, Blerta Deliu- Kodra, gjatë seancës së sotme, ka thënë se deputetët e pushtetit nuk kanë ardhur në kuvend pasi sipas saj e dinë që e kanë brë “bërllok”. “Po këqyrne kolegë deputetë këtë pamje në mesin e kuvendit të Kosovës ku do të duhet të ishin të ulur gjysma e deputetëve të
Deputetja e PDK’së, Blerta Deliu- Kodra, gjatë seancës së sotme, ka thënë se deputetët e pushtetit nuk kanë ardhur në kuvend pasi sipas saj e dinë që e kanë brë “bërllok”.
“Po këqyrne kolegë deputetë këtë pamje në mesin e kuvendit të Kosovës ku do të duhet të ishin të ulur gjysma e deputetëve të Kosovës e besa krejt pushteti, krejt zbrazët. Kanë ikur, po po, kanë ikur dhe kanë me ikë deri më 9 shkurt. Dhe a e dini pse të dashur kolegë deputetë, se po e dinë që e kanë bë bërllok bash në tana anët, se nuk kanë ma as çka me thanë në këtë foltore, se faktet të cilat po i shohim çdo ditë flasin më shumë se çdo përpjekje e tyre për të thënë se këto që po ndodhin qenkan luftë hibride, e ma nuk janë ka mujnë me rrejt”, tha ajo.
“Krejt kjo ikje e tyre është akti më kokfortë se ata e ndjejnë veten fajtorë kolegë deputetë, se të drejtit nuk ikin por v ijnë me u ballafaqu. Fajtorët e posaqërisht frikacakët i lënë karriget në këtë gjendje para qytetarëve të Kosovës”.
Ajo tha se u “vërtetua që kanë bashkëpunuar me Radojciqin në dëm të interesit të Kosovës” dhe se “kanë vjedhë me miliona euro përmes mafisë energjetike dhe Martin Berishajt”.
“U vërtetua që përmes faljes së borxheve me ambalazhues të ujit, dikush i ka fituar diku 400 mijë euro qarkullim bankar vetëm gjatë muajit shkurt por i njëjti i ka blerë katër banesa brenda një viti, dy në Prishtinë e dy në Fsuhë Kosovës derisa Qeveria e ka lënë ushtrinë pa bukë”.