Dëmet në Nikushtak, deri në 300 mijë euro
Në fshatrat e Komunës së Likovës, breshëri ka shkaktuar dëme të mëdha në prodhimtari. Banorët thonë se nuk është dëmtuar vetëm prodhimi, por edhe bimësia. “Presim kompensim nga ana e Qeverisë, ndërsa prej Komunës kemi mbështetje. Për sivjet kultura e rrushit ka përfunduar, kjo është problem edhe përnvitin e ardhshëm” tha Vullnet Ismaili-pronar i tokës […]
Në fshatrat e Komunës së Likovës, breshëri ka shkaktuar dëme të mëdha në prodhimtari. Banorët thonë se nuk është dëmtuar vetëm prodhimi, por edhe bimësia.
“Presim kompensim nga ana e Qeverisë, ndërsa prej Komunës kemi mbështetje. Për sivjet kultura e rrushit ka përfunduar, kjo është problem edhe përnvitin e ardhshëm” tha Vullnet Ismaili-pronar i tokës
Komisioni për Fatkeqësi Natyrorë tashmë kishte dal në terren për të bërë vlerësimin e dëmit.
“Për fshatrat që breshëri shkatërroi prodhimin e tyre, Komisioni për Fatkeqësi Natyrore do të bëj elaboratin zyrtare për kërkesat e qytetarëve. Kërkesat do të dorëzohen në Qeveri me shpresë se Qeveria do ti kompensojë dëmet” – tha Bastri Rexhepi-Komisioni për fatkeqësi natyrore
“Fatkeqësisht Komuna e Likovës ishte me rreshje të mëdha të shiut dhe breshërit, si dhe erës. Kemi dëme të shumta dhe ankesa të shumta nga banorët e Komunës se Likoves. Shpresoj që Komuna e Likovës së bashku me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut do të arrijmë që t’i dalim në ndihmë bujqve” Erkan Arifi- kryetar i Komunes se Likovë
Ndryshe, pas stuhive të forta, në këto zona nga mbrëmja e djeshme nuk kishte as energji elektrike. /tvklan.mk/