Dënimi i Salianjit/ Berisha tregon hapat që do të ndjekë opozita, u drejtohet anëtarëve të Kryesisë: Të lëmë çdo gjë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në mbledhjen e Kryesisë u është drejtuar anëtarëve që të lënë çdo gjë dhe t’i përkushtohen nga mëngjesi deri në darkë betejës për mobilizim. Berisha u shpreh se qëndrimi i opozitës janë protestat. Kryedemokrati deklaroi se do t’i përgjigjen dhëmbë për dhëmbë, atij që e quan ‘regjimi i narkoqeversë’ dhe […]

shtator 27, 2024 - 03:00
 0  11
Dënimi i Salianjit/ Berisha tregon hapat që do të ndjekë opozita, u drejtohet anëtarëve të Kryesisë: Të lëmë çdo gjë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në mbledhjen e Kryesisë u është drejtuar anëtarëve që të lënë çdo gjë dhe t’i përkushtohen nga mëngjesi deri në darkë betejës për mobilizim.

Berisha u shpreh se qëndrimi i opozitës janë protestat.

Kryedemokrati deklaroi se do t’i përgjigjen dhëmbë për dhëmbë, atij që e quan ‘regjimi i narkoqeversë’ dhe se beteja nuk duhet të jetë për individin, por për një opozitarizëm.

 “Qëndrimi ynë do të jetë një opozitë me të madh e të vogël, me të gjithë atë që guxon, në protestë, protestë.

Qëndrimi ynë do të jetë, përqafimi i modelit të rezistencës në rrugë, në shesh, të përballjes dhëmbë për dhëmbë, si objektivi më madhor absolut, me këtë regjim, që nuk njeh kushtetutë. Me këtë regjim që bën gjithçka të mos ketë opozitë. Që trajton Shqipërinë si plaçkë personale, si çiflig.

Pa një opozitë sovrane nuk ka sovranitet të brendshëm. Po të ishte puna për sovranitet të jashtëm, Enver Hoxha nga mëngjesi deri në darkë, sfidonte gjithë botën, por Shqipëria ishte pa sovranitet të brendshëm. Beteja nuk duhet të jetë për individin, por për një opozitarizëm”, tha ndër të tjera Berisha.