Gjykata i hoqi vulën, nis braktisja e Bashës. Kush është deputetja e parë që i bashkohet Berishës
Pasi Gjykata i dha vulën grupit të Sali Berishë, duke e bërë PD zyrtare, ka nisur braktisja e Lulzim Bashës nga deputetët që e mbështesnin. Eralda Bano, është larguar nga grupimi i Lulzim Bashës, i cili humbi vulë, duke kaluar te PD zyrtare që drejtohet nga Sali Berisha. Nërpëmjet një postimi në rrjetet sociale, Bano […]
Pasi Gjykata i dha vulën grupit të Sali Berishë, duke e bërë PD zyrtare, ka nisur braktisja e Lulzim Bashës nga deputetët që e mbështesnin.
Eralda Bano, është larguar nga grupimi i Lulzim Bashës, i cili humbi vulë, duke kaluar te PD zyrtare që drejtohet nga Sali Berisha.
Nërpëmjet një postimi në rrjetet sociale, Bano thekson se duhet të ndalojë përplasja brenda demokratëve dhe të krijohet një bashkim i plotë.
Deklarata
Të dashur qytetarë,
Lufta me veten është lufta më e vështirë dhe forma më sublime e rimëkëmbjes, luftë e cila është e domosdoshme dhe jetike. Kjo luftë do duhet të na forcojë e të na kthejë në modelin më të mirë të vetes.
Demokratë të nderuar,
Dëshiroj të shpreh përulësisht një mirënjohje të thellë për këdo që më ka mbështetur në këto vite!
Jam mirënjohëse ndaj miqve, kolegëve,simpatizantëve të mi dhe kujtdo që ka marrë guximin të më kritikojë. Jam e bindur që në ditë të vështira nevoja për të reflektuar mbi të ardhmen prevalon mbi çdo ideologji, bindje apo mendim.
Jam e vetëdijshme se rruga më e mirë për të rikthyer shpresën në çdo vatër shqiptare është që të kemi një opozitë të formuar, të papërçarë dhe të pathyeshme, sikundër jam e bindur që debati i brendshëm duhet të vazhdojë për të mirën e të gjithëve.
Vendimi im politik është i thjeshtë. Unë jam, dhe do të mbetem deputete e Partisë Demokratike të Shqipërisë.