Deputetës së LSDM-së i pengon se pse Gashi deklaratën solemne fillimisht e lexoi në gjuhën shqipe
Deputetja nga radhët e LSDM-së, Bisera Kostadinovska Stojçevska, në rrjetet sociale ka reaguar se pse kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit, Afrim Gashi deklaratën solemne fillimisht e tha në gjuhën shqipe e më pas në gjuhën maqedonase. “Pse është skandaloze që betimi solemn të bëhet fillimisht në shqip e më pas në maqedonisht? Së pari, sepse […] The post Deputetës së LSDM-së i pengon se pse Gashi deklaratën solemne fillimisht e lexoi në gjuhën shqipe appeared first on InfoShqip.com.
Deputetja nga radhët e LSDM-së, Bisera Kostadinovska Stojçevska, në rrjetet sociale ka reaguar se pse kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit, Afrim Gashi deklaratën solemne fillimisht e tha në gjuhën shqipe e më pas në gjuhën maqedonase.
“Pse është skandaloze që betimi solemn të bëhet fillimisht në shqip e më pas në maqedonisht? Së pari, sepse gjuha maqedonase është gjuha e parë zyrtare e Maqedonisë së Veriut, e ndjekur nga gjuhët e tjera, jo më pak të rëndësishme, por të përcaktuara me Kushtetutë sipas përqindjes së përfaqësimit të qytetarëve që e flasin atë. Së dyti, gjuha nuk është dhe nuk mund të jetë një mekanizëm personal apo etnik për vendosjen e pikëve politike – gjuha është një mjet komunikimi zyrtar dhe lloje të tjera. Së treti, kryetari i Kuvendit mund të jetë një shqiptar etnik, një maqedonas etnik dhe çdo deputet tjetër për të cilin pajtohen partitë në pushtet, por gjuha e parë zyrtare në Maqedoninë e Veriut është gjuha maqedonase. Së katërti, gjuha e vetme zyrtare për përdorim ndërkombëtar është gjuha maqedonase – jam e sigurt se seanca e sotme konstituive ka një rezonancë të fortë ndërkombëtare”, ka shkruar Kostadinovska Stojçevska.
The post Deputetës së LSDM-së i pengon se pse Gashi deklaratën solemne fillimisht e lexoi në gjuhën shqipe appeared first on InfoShqip.com.