Komisioni i Venecias nxjerr sot opinionin për mandatin e Xhaçkës, e pranishme në sesionin plenar edhe Elisa Spiropali
Komisioni i Venecias ka marr sot në shqyrtim mandatin e deputetes së PS, Olta Xhaçka. Në sesionin plenar, ‘Venecia’ do të publikojë opinonin mbi kërkesën e Kuvendit të Shqipërisë për interpretimin mbi zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka. Janë pesë pyetje drejtuar Komisionit të Venecia-s ku kërkohet ekspertiza […]
Komisioni i Venecias ka marr sot në shqyrtim mandatin e deputetes së PS, Olta Xhaçka.
Në sesionin plenar, ‘Venecia’ do të publikojë opinonin mbi kërkesën e Kuvendit të Shqipërisë për interpretimin mbi zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka.
Janë pesë pyetje drejtuar Komisionit të Venecia-s ku kërkohet ekspertiza juridike e Venecias për rolin e Kuvendit të Shqipërisë në trajtimin e rasteve kur ka pretendime për papajtueshmëri të mandatit të deputetit.
Në këtë sesion plenar të komisionit të Venecias merr pjesë kryetarja e kuvendit Elisa Spiropali e shoqëruar nga Klotilda Bushka si kryetare e Komisioneve të Ligjeve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se është mirënjohëse për të gjithë anëtarët, të cilët dhanë opinione në mbrojtje të kushtetutës së Shqipërisë.
“Me ftesë të Komisionit të Venecias, mora pjesë në sesionin plenar të 141-të të këtij Komisioni.
Mirënjohje për të gjithë anëtarët e këtij forumi prestigjioz, personalitete të shquar të së drejtës, të njohur botërisht, për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe konstruktiv me Kuvendin e Shqipërisë, në dhënien e opinioneve në mbrojtje të Kushtetutës, për fuqizimin e institucioneve dhe konsolidimin e vlerave demokratike“, shkruan Spiropali.