Deputetët udhëtojnë drejt Gjermanisë për kombëtaren, zhvendoset për nesër seanca plenare
Këtë javë seanca plenare nuk do të zhvillohet ditën e enjte si zakonisht, por ditën e mërkurë. Kjo zhvendosje edhi për shkak se shumë deputetë do nisen drejt Gjermanisë për të ndjekur Shqipërinë në Kampionatin Europian. Disa prej tyre do të udhëtojnë drejtë Gjermanisë për të ndjekur Shqipërinë në tre ndeshjet në fazën e grupeve, […]
Këtë javë seanca plenare nuk do të zhvillohet ditën e enjte si zakonisht, por ditën e mërkurë. Kjo zhvendosje edhi për shkak se shumë deputetë do nisen drejt Gjermanisë për të ndjekur Shqipërinë në Kampionatin Europian.
Disa prej tyre do të udhëtojnë drejtë Gjermanisë për të ndjekur Shqipërinë në tre ndeshjet në fazën e grupeve, përveç ndeshjes hapëse me Italinë, edhe ato me Spanjën dhe Kroacinë.
Në rend të ditës, sipas dokumentit të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit është edhe pr/ligji që parashikon rritjen e pagës së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Konkretisht seanca plenare pritet të nisë në ora 10:00, ndërsa në rend të ditës janë tri pika. Së pari, do të diskutohet raporti i veprimtarisë së Komisionerit të Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil. Më pas janë dy projektligje.
Fillimisht sipas rendit të ditës do të diskutohet pr/ligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin për ndryshimin e nenit 50(a) të Konventës së Aviacionit Civil Ndërkombëtar, si dhe në protokollin për ndryshimin e nenit 56 të Konventës së Aviacionit Civil Ndërkombëtar”.
Dhe në fund do të diskutohet pr/ligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.
Në nenin 17 të ligjit për Gjykatën Kushtetuese propozohet që neni që parashikonte se paga e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese të ishte e barabartë me pagën e Kryetarit të Gjykatës së Lartë, ndryshohet dhe rroga tashmë bëhet sa 96 % e pagës së presidentit, plus 58 % shtesa për shkak të natyrës së veçantë të punës.
Pra paga e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese bëhet 644 mijë lekë të reja. Ndërsa drejtuesi i Gjykatës ka 20% shtesë për shkak të pozicionit dhe paga e tij arrin 773 mijë lekë të reja.