Padi ndaj disa qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për ndezje të zjarrit në hapësira publike

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj disa qytetarëve nën dyshimet për ndjezje të zjarrit në hapësirat publike, në periudhën kur në Maqedoninë e Veriut ishte kërcënim për sigurinë një vepër e tillë, transmeton Portalb.mk. “Kallëzim penal kundër tetë personave në Prokuroritë Themelore Publike në Manastir, Prilep, Resnjë dhe Kërçovë për shkak […]

shtator 24, 2024 - 22:00
 0  6
Padi ndaj disa qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për ndezje të zjarrit në hapësira publike
Pasoja nga zjarret. Foto nga Teuta Buçi - Portalb.mk

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj disa qytetarëve nën dyshimet për ndjezje të zjarrit në hapësirat publike, në periudhën kur në Maqedoninë e Veriut ishte kërcënim për sigurinë një vepër e tillë, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzim penal kundër tetë personave në Prokuroritë Themelore Publike në Manastir, Prilep, Resnjë dhe Kërçovë për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprat penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 288 i Kodit Penal, të kryera në periudhën prej 15.06.2024 deri më 23.09.2024”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.

Njëri akuzohet për ndezje zjarri gjatë djegies së mbeturinave, ndërsa 53 vjeçari për zjarr të shkaktuar nga shkëndijat gjatë saldimit te varrezat. Një qytetar ka shkaktuar zjarr pasi në oborr ka hedhur hirin nga shporeti.

Policia ka ngritur kallëzim penal edhe ndaj 56 vjeçarit P.J. nga Kumanova pasi ai ne oborrin e tij kishte ndezur një zjarr, i cili ishte shpërndarë edhe jashtë tokës së tij.

Më 20 shtator, pas vlerësimit të zvogëlimit të rrezikut nga zjarret pyjore në sipërfaqet në pyje dhe toka pyjore nga NP “Pyjet Kombëtare” – Shkup dhe me kërkesë të tyre, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave mori vendim që ta shfuqizojë ndalimin e plotë të lëvizjes në pyje dhe në tokë pyjore miratuar më 15.07.2024.

Ndryshe, që nga fillimi i kësaj vere, më shumë se 85.000 hektarë tokë janë djegur në vend, sipas të dhënave të publikuara nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS), një komponent i shërbimit të menaxhimit të emergjencave Kopernik. Një pjesë e madhe e këtyre sipërfaqeve ishin edhe pyje, siç ishin rastet e maleve Sertë, Galiçicë, Mukos e të tjerë. Shifra e saktë se sa pyje janë djegur këtë vit do të duhet të dihet deri në fund të vitit dhe sipas shifrave të fundit të pakonfirmuara bëhet fjalë për rreth 8000 hektarë.