Deputeti Berisha për arratisjen e Enver Sekiraqës: Përgjegjësia i takon Ministrisë së Drejtësisë
Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha njëherit anëtar në Komisionin për Mbrojtje dhe Çështje të Sigurisë, përgjegjëse për arratisjen e Enver Sekiraqës e konsideron Ministrinë e Drejtësisë. ‘’Përgjegjëse e drejtpërdrejte e këtij fenomeni dhe jo vetëm, është vetë Ministrja e Drejtësisë. Tani më dhunimi e dështimi i sistemit të drejtësisë, e me ketë rënia e imazhit […]
Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha njëherit anëtar në Komisionin për Mbrojtje dhe Çështje të Sigurisë, përgjegjëse për arratisjen e Enver Sekiraqës e konsideron Ministrinë e Drejtësisë.
‘’Përgjegjëse e drejtpërdrejte e këtij fenomeni dhe jo vetëm, është vetë Ministrja e Drejtësisë. Tani më dhunimi e dështimi i sistemit të drejtësisë, e me ketë rënia e imazhit por edhe pa siguria juridike, janë bërë dukuri shqetësuese që e kanë identifikuar edhe raportet vlerësuese të organizmave ndërkombëtare kredibile si DASH, Freedom House, etj’’, thotë ai për Front Online.
Ai thotë se rasti që ka fyer më së shumti dhe ka degraduar drejtësinë është rasti Dehari.
‘’Ju e dini që rasti më eklatant i fyerjes e degradimit të drejtësinë është rasti i vrasjes/vetëvrasjes – Dehari, zbardhja e të cilit ndërlidhet me vrasjen/vetëvrasjen e vëllait Arbënorit, e të dyja se bashku me objektivat e sulmit me mjete e forma terroriste në institucionet shtetërore e Policinë e Kosovës. Shto kësaj dhe lojën e inkriminale me mostrat e rastit Dehari’’, shton ai.
Për të rasti Sekiraqa është i panjohur në aspektin juridik, por se arratisja e tij implikon drejtpërdrejt sistemin e sigurisë.
‘’Kurse, çështjen “Sekiraça” nuk e njoh si rast juridik, por ikja e një personi nën përkujdesjen e shtetit, implikon drejtpërdrejte sistemin juridik e të sigurisë përkatësisht, dhe ministren e linjës’’, thotë ai.
Për Berishën, kjo situatë e rëndon edhe më shumë çarmatosja e personelit në qendrat korrektuese.
‘’Ketë situatë të pa sigurisë e rëndon edhe një zhvillim tjetër, siç është ideja për çarmatosjen e personelit në qendrat korrektuese, që e dëmton sigurinë në këto institucione, jo vetëm të personelit dhe objekteve, por edhe të të mbajturve brenda (burgosurve) por edhe aspektin e mbrojtjes së institucionit nga sulmeve nga jashtë, meqë personeli korrektues brenda objekteve nuk mbajnë armë edhe ashtu’’ përfundon Berisha
Triumf Riza u vra më 30 gusht të vitit 2007, vrasje për të cilën Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burg, ndërsa Enver Sekiraqa me 37 vjet.