Deputeti Erald Kapri: Nuk duhet më t’i lëmë jetimë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut
Erald Kapri, politikan, gazetar dhe profesor shqiptar, aktualisht deputet në Kuvendin e Shqipërisë i zgjedhur në vitin 2025 nga Qarku i Tiranës nën siglën e Partisë Mundësia, ka zhvilluar një The post Deputeti Erald Kapri: Nuk duhet më t’i lëmë jetimë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Erald Kapri, politikan, gazetar dhe profesor shqiptar, aktualisht deputet në Kuvendin e Shqipërisë i zgjedhur në vitin 2025 nga Qarku i Tiranës nën siglën e Partisë Mundësia, ka zhvilluar një vizitë në Shkup, ku ka ndarë reflektime të forta për pozitën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe përgjegjësinë që sipas tij duhet të marrë Shqipëria, shkruan Flaka
Në një paraqitje në rrjetet sociale nga Shkupi, Kapri tha: “Këtu në Shkup e kupton më së miri se si një qeveri mund të favorizojë një palë kundrejt një tjetre. Poshtë lumit Vardar, Çarshia – lagjja e vjetër e shqiptarëve – është e njëjtë prej shekujsh. Në njëra anë kjo është një mrekulli që kam përjetuar, por në rrugicat e saj ndien dhe përjeton varfërinë e madhe të shqiptarëve. Ndërsa përtej Vardarit, në qytetin e ri, gjithçka shkëlqen nga dritat dhe statujat e mëdha të Aleksandrit të Madh.”
Duke komentuar ndarjen e dukshme urbane, por edhe sociale, Kapri shtoi se ka ardhur një kohë e re për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, dhe Shqipëria nuk mund të rrijë më indiferente:
“Qeveria shqiptare duhet të ketë një vëmendje të madhe ndaj shqiptarëve këtu dhe nuk mund t’i lërë më në harresë. Ëndrra e tyre është që të jenë më afër Tiranës. Me këdo që flet, nuk kursehet të të thotë se dëshiron që fëmijët e tij t’i shkollojë në Tiranë ose Prishtinë.”
Deputeti i Partisë Mundësia përfundon me një thirrje të qartë: “Nuk duhet më t’i lëmë jetimë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.”
Deklaratat e Kaprit vijnë në një periudhë tensioni të rritur politik dhe diplomatik në rajon, ku roli i Shqipërisë dhe Kosovës në mbështetjen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është gjithnjë e më shumë në qendër të vëmendjes. Flaka
The post Deputeti Erald Kapri: Nuk duhet më t’i lëmë jetimë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
