Deputeti Halil Snopçe përgënjeshtron kolegen Ilire Dauti: Ja e vërteta e votimit!
Ilire Dauti vazhdon me avazin e manipulimit. Ka nxjerr një listing të votimit ku ajo, Rina Hajdari dhe Remzi Memedi, paskan qenë kundër, ndërsa unë nuk paskam votuar, reagoi deputeti The post Deputeti Halil Snopçe përgënjeshtron kolegen Ilire Dauti: Ja e vërteta e votimit! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Ilire Dauti vazhdon me avazin e manipulimit. Ka nxjerr një listing të votimit ku ajo, Rina Hajdari dhe Remzi Memedi, paskan qenë kundër, ndërsa unë nuk paskam votuar, reagoi deputeti Halil Snopçe.
Në atë listing, shton Snopçe, po qe se nxiren emrat e të gjithë deputetëve, do të shihet se edhe Ali Ahmeti, edhe Ziadin Sela, edhe të gjithë deputetët e tjerë të frontit, kanë qenë kundër. Por ai listing nuk është listingu i votimit të rendit të ditës. Është listing tjetër.
Snopçe thekson që në rendin e ditës ku përveç ligjit për “branitellat” që ishte pika e shtatë e rendit të ditës, ishte edhe propozimi i shkarkimit të ministrave Azir Aliu dhe Fatmir Mexhiti si pikë e parë e rendit të ditës, e kanë votuar të gjithë deputetët e Frontit. Jo vetëm Ilire Dauti, por edhe Ziadin Sela, edhe Ali Ahmeti, edhe Menduh Thaçi. Ndërsa Halil Snopçe ka qenë kundër. Po të ishte ashtu siç shkruan dhe manipulon Ilire Dauti, atëherë nuk do të diskutohej edhe shkarkimi i ministrave.
Ja linku i listingut:
The post Deputeti Halil Snopçe përgënjeshtron kolegen Ilire Dauti: Ja e vërteta e votimit! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .