Deputeti i PDK-së apelon të ketë forcime për masat e sigurisë së AKI- së, kërkon hetim të thelluar

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së, së fundi ka shprehur shqetësimin në lidhje me publikimin e identitetit të pozitave të disa zyrtarëve të AKI-së, duke konsideruar si veprim të dëmshëm dhe pengesë për punë profesionale. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, thotë se afera me agjentët e inteligjencës mund të ndikojë […]

gusht 11, 2024 - 20:00
 0  5
Deputeti i PDK-së apelon të ketë forcime për masat e sigurisë së AKI- së, kërkon hetim të thelluar
deputeti-i-pdk-se-apelon-te-kete-forcime-per-masat-e-sigurise-se-aki-se,-kerkon-hetim-te-thelluar

deputeti-i-pdk-se-apelon-te-kete-forcime-per-masat-e-sigurise-se-aki-se,-kerkon-hetim-te-thelluar

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së, së fundi ka shprehur shqetësimin në lidhje me publikimin e identitetit të pozitave të disa zyrtarëve të AKI-së, duke konsideruar si veprim të dëmshëm dhe pengesë për punë profesionale.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, thotë se afera me agjentët e inteligjencës mund të ndikojë negativisht në ketë partneritet, duke e dëmtuar reputacionin e Kosovës si një partner i besueshëm dhe sipas tij duhet të ketë rritje të transparencën dhe llogaridhënie ndaj publikut dhe institucioneve të tjera shtetërore.

“Kjo përbën sfidën më të madhe dhe më të rrezikshme për sigurinë kombëtare të Kosovës. Në një kontekst ku siguria dhe stabiliteti janë të brishta, afera të tilla të agjentëve të inteligjencës përbëjnë çështje që duhet trajtuar me urgjencë dhe vendosmëri. Sa i përket identifikimit të agjenëtëve të AKI-së, anëtari i Komisionit të sigurisë thekson se nga zbulimi i identitetit të tyre mund të rezultojë deri tek rreziku i jetës së tyre dhe familjarëve. Në vlerësimin tim, parimisht zbulimi i agjentëve të AKI-së mund të çojë në rrezikimin e jetës së tyre dhe të familjeve të tyre. Por, kjo mund të komprometojë operacionet e inteligjencës, të cilat janë të rëndësishme për mbrojtjen e interesave kombëtare dhe përballimin e kërcënimeve të brendshme dhe të jashtme”, tha ai per Blic.

Sipas Berishës, rasti mund të shkaktojë lëkundje të besimit publik në institucionet e shtetit.

“Një situatë e tillë shkakton erozion të besimit publik në institucionet shtetërore dhe në aftësinë e tyre për të mbrojtur sigurinë e vendit. Besimi i qytetarëve është një element kyç për funksionimin efektiv institucional të çdo shteti demokratik”, tha tutje ai.

Deputeti i PDK-së apelon të ketë forcime për masat e sigurisë së AKI- së dhe gjithashtu sipas tij nevojitet një hetim i thelluar në lidhje me zbulimin e gjendjes së vërtetë.