Deputeti Kinolli pa vendim nëse e voton Limajn për kryeparlamentar
Deputeti Albert Kinolli, për FrontOnline ka deklaruar se nuk mund të japë një përgjigje të saktë në lidhje me mbështetjen e tij për Fatmir Limajn si kryetar të Kuvendit, pasi nuk ka informacion të mjaftueshëm në këtë drejtim. Kinolli tha se deri në momentin që nuk ka asnjë informacion të qartë dhe publik për këtë


Deputeti Albert Kinolli, për FrontOnline ka deklaruar se nuk mund të japë një përgjigje të saktë në lidhje me mbështetjen e tij për Fatmir Limajn si kryetar të Kuvendit, pasi nuk ka informacion të mjaftueshëm në këtë drejtim.
Kinolli tha se deri në momentin që nuk ka asnjë informacion të qartë dhe publik për këtë çështje, ai nuk mund të marrë një qëndrim.
“Nuk e kam këtë informacion dhe derisa s’kam informacion, s’mund të përgjigjem,” ka thënë Kinolli për FrontOnline.
Kinolli gjithashtu theksoi se, nëse Albin Kurti ka ftuar Limajn për të kandiduar për këtë post, atëherë kjo është çështje që duhet të shqyrtohet nga vetë Kurti.
“Nëse z.Kurti e ka ftuar Limajn, për këtë duhet menduar z.Kurti, por përderisa s’ka asgjë publike, s’kam përgjigjie,” shtoi Kinolli.
