Deputetja socialiste nën hetim nga SPAK, PD: Klotilda Bushka të japë dorëheqjen nga posti i kryetares së Komisionit të Ligjeve 

Partia Demokratike ka kërkuar dorëheqjen e deputetes së PS-së pasi u mor nën hetim lidhur me akuzat për asgjësim provash lidhur me dosjen e Erion Veliajt.  Përmes deputetet Dhurata Çupi, PD ka akuzuar kryeministrin Rama për mbrojtjen e korrupsionit dhe për pengimin e hetimeve ndaj Veliajt dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.  Sipas Çupit, situata […]

shkurt 12, 2025 - 20:00
 0  5
Deputetja socialiste nën hetim nga SPAK, PD: Klotilda Bushka të japë dorëheqjen nga posti i kryetares së Komisionit të Ligjeve 

Partia Demokratike ka kërkuar dorëheqjen e deputetes së PS-së pasi u mor nën hetim lidhur me akuzat për asgjësim provash lidhur me dosjen e Erion Veliajt. 

Përmes deputetet Dhurata Çupi, PD ka akuzuar kryeministrin Rama për mbrojtjen e korrupsionit dhe për pengimin e hetimeve ndaj Veliajt dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa. 

Sipas Çupit, situata ka “shpërthyer” qeverinë, Bashkinë e Tiranës dhe Kuvendin e Shqipërisë, duke minuar besimin në institucionet shtetërore.  

Deputetja demokrate akuzoi mazhorancën për pengimin e drejtësisë, përfshirë manipulimin e provave dhe orientimin e dëshmitarëve drejt dëshmive të rreme. 

“Përpëlitjet e Edi Ramës dhe zvarritja e tij pas prangave të Erion Veliajt kanë hedhur në erë qeverinë, Bashkinë e Tiranës dhe Kuvendin e Shqipërisë! 

Qeverinë, sepse që nga sot, është dhënë mesazhi se kush vjedh, ka mbrojtjen e Edi Ramës! 

Bashkinë e Tiranës, sepse është vendosur vija e kuqe e paprekshmërisë së korrupsionit! 

Kuvendin e Shqipërisë, sepse është dhënë mesazhi publik se kush pengon të zbulohet korrupsioni, ka mbrojtjen e Edi Ramës! 

Si nënkryetare e Komisionit të Ligjeve, jam shumë e keqardhur për qëndrimin antishtet të mbajtur nga Kryetarja e Komisionit të Ligjeve gjatë hetimit të miqve të saj politikë dhe të biznesit, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa. 

Pengimi i hetimeve, duke ndihmuar në shkatërrimin e telefonit si mjet për provat e korrupsionit të çiftit Veliaj-Xoxa; 

Pengimi i hetimeve duke orientuar dëshmitarët të japin dëshmi të rreme; 

Pengimi i hetimeve për të mësuar se kompania guackë e Ajola Xoxës kishte adresën e shtëpisë së Kryetares së Komisionit të ligjeve; 

Të gjitha këto akte janë të dënueshme moralisht, politikisht dhe penalisht. 

Por ndërsa me pjesën penale le të merret SPAK-u, si opozitë, kemi detyrimin të ngremë zërin kundër keqpërdorimit të Parlamentit dhe Komisionit të Ligjeve në aferën korruptive të Erion Veliajt. 

Komisioni i Ligjeve, Këshilli i Mandateve, Sekretariati për procedurat votimet dhe etiken, është keq përdorur këto vite për të mbrojtur paligjshmërinë e Edi Ramës përmes ligjeve me porosi, dënimit me porosi të opozitës apo mbrojtjen me porosi të mandateve antikushtetuese. 

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, duhet të japë dorëheqjen! 

Komisioni i Ligjeve nuk duhet të merret zvarrë nga prangat e Erion Veliajt dhe pafuqia e Edi Ramës për të mbuluar korrupsionin e tmerrshëm të mazhorancës dhe qeverisë që drejton!”,-u shpreh Çupi.