Deri të premten e hapur mundësia për mbështetje financiare në fushën e sportit në Shkup
Qytetarët e Shkupit do të kenë mundësi deri më 14 mars të aplikojnë në Thirrjen publike për ndarjen e mjeteve për financimin e programeve, projekteve, aktiviteteve dhe manifestimeve programore në fushën e sportit me interes për Qytetin e Shkupit për vitin 2025, transmeton Portalb.mk. “Të drejtën e pjesëmarrjes në thirrjen publike e kanë subjektet sportive: […]


Qytetarët e Shkupit do të kenë mundësi deri më 14 mars të aplikojnë në Thirrjen publike për ndarjen e mjeteve për financimin e programeve, projekteve, aktiviteteve dhe manifestimeve programore në fushën e sportit me interes për Qytetin e Shkupit për vitin 2025, transmeton Portalb.mk.
“Të drejtën e pjesëmarrjes në thirrjen publike e kanë subjektet sportive: klubet sportive, shoqatat sportive, institucionet sportive, të regjistruar në Regjistrin Qendror me seli në Shkup, të cilët do t’i plotësojnë kriteret e Rregullores dhe që do të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm”, sqarojnë nga Qyteti i Shkupit.
Përmes kësaj thirrje planifikohet mbështetja për projekte që do ta shndërrojnë Shkupin në qendër sportive me karakteristika evropiane, përmes realizimit të këtyre programeve: manifestime tradicionale sportive, me interes të veçantë për Qytetin e Shkupit, për zhvillimin e sportit në shkollat e mesme në Shkup, për mbështetjen e personave me nevoja të veçanta në Shkup, sporte masive, rekreacion, sporti urbane dhe ekstreme.
“Dokumentacionin e nevojshme, në zarf të mbyllur, aplikantët e dorëzojnë deri te Komisioni përmes Arkivit të Qytetit të Shkupit (baraka 16)”, raportoi Qyteti i Shkupit.