Derivatet e naftës me çmime të reja në RMV
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka miratuar Vendim për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës, transmeton Portalb.mk. Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 do të rriten për 1,50 den/litër. Çmimet me pakicë të EURODIESEL (D-E V) dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) rriten për 0,50 den/litër. […]


Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka miratuar Vendim për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës, transmeton Portalb.mk.
Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 do të rriten për 1,50 den/litër.
Çmimet me pakicë të EURODIESEL (D-E V) dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) rriten për 0,50 den/litër.
Çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS rritet për 0,337 den/kg dhe tani do të arrijë në 46,673 den/kg.
Nga data 21 janar 2025, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
- Benzina EUROSUPER BS – 95 : 81.00 (denarë/litër)
- Benzina EUROSUPER BS – 98: 83.00 (denarë/litër)
- Dizel EURODIESEL BS (D-E V): 76.00 (denarë/litër)
- Vajo ekstra i lehtë 1 (EL-1): 75.50 (denarë/litër)
- MazutiM-1 NS: 46,673 (denarë/kilogram)