Dështuan edhe dy përpjekjet e sotme për zgjedhjen e kreut të ri të Gjykatës Kushtetuese
Edhe sot dështoi procedura për zgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese. Në dy raste, gjyqtarët votuan për kandidatët e propozuar, ku asnjëri nga kandidatët nuk mori shumicën e nevojshme, transmeton Portalb.mk. “Me pëlqimin e të gjithë gjyqtarëve, u ra dakord që seanca përzgjedhëse të vazhdojë të hënën, më 3 qershor”, njoftoi Gjykata Kushtetuese. Më […]
Edhe sot dështoi procedura për zgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese. Në dy raste, gjyqtarët votuan për kandidatët e propozuar, ku asnjëri nga kandidatët nuk mori shumicën e nevojshme, transmeton Portalb.mk.
“Me pëlqimin e të gjithë gjyqtarëve, u ra dakord që seanca përzgjedhëse të vazhdojë të hënën, më 3 qershor”, njoftoi Gjykata Kushtetuese.
Më 30 maj, në Gjykatën Kushtetuese dështuan edhe katër përpjekje për zgjedhjen e kreut të ri të Gjykatës Kushtetuese, ku asnjë nga kandidatët e propozuar nuk mori shumicën e nevojshme.
Kryetares aktuale Dobrilla Kacarskës më 2 qeshor i mbaron mandati trevjeçar.
Për postin e kreut të këtij institucioni konkurrojnë Naser Ajdari, Osman Kadriu, Darko Kostadinovski, Fatmir Skender, Tatjana Vasiq Bozaxhieva, Elizabeta Dukovska, Jadranka Daboviq-Anastasovska dhe Ana Pavlovska-Daneva.
Që të zgjidhet kryetari i ri duhet pas tij të rreshtohen së paku gjashtë gjyqtarë, kështu që këtu do të jetë e nevojshme edhe përkrahja e Naser Ajdarit, Osman Kadriut, Darko Kostadinovskit, Fatmir Skënderit.
Kryetarja e deritanishme e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska, në një konferencë për media dje (29.05.2024), prezantoi disa nga aktivitetet gjatë mandatit të saj trevjeçar dhe iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me kërcënimet që u bënë drejtuar asaj në periudhën e kaluar.
“Prej disa vitesh kam marrë kërcënime. Nuk kalon asnjë javë pa kërcënim. Jam sulmuar edhe fizikisht. Por nuk kam raportuar kurrë më parë sepse kam menduar se këto janë raste të izoluara. Nuk doja të ngarkoja publikun apo forcat e rendit”, tha Kacarska.