Dështuan ta realizojnë premtimin për 160 çerdhe, Nagavci në tubimin e VV ia lë fajin komunave “që s’i gjetën lokacionet”
Në ditën e dytë të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ministrja e arsimit, shkencës, teknologjisë dhe inovacionit, Arbërie Nagavci ka thënë se edhe pse komunat nuk po gjejnë lokacione për çerdhe duke bërë betejë politike me Qeverinë, do të vazhdojnë edhe më tutje, pavarësisht bllokadave nga disa komuna, duke e përfshirë edhe Komunën e […]
Në ditën e dytë të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ministrja e arsimit, shkencës, teknologjisë dhe inovacionit, Arbërie Nagavci ka thënë se edhe pse komunat nuk po gjejnë lokacione për çerdhe duke bërë betejë politike me Qeverinë, do të vazhdojnë edhe më tutje, pavarësisht bllokadave nga disa komuna, duke e përfshirë edhe Komunën e Prishtinës, për të hapur çerdhe kudo që ka nevojë.
Nagavci ka thënë se në plotë raste kryetarët e komunave janë në gjendje që të sakrifikojnë interesat e qytetarëve të tyre vetëm që të mos lejojnë që të përmbushen premtimet e Qeverisë.
“Në raport me premtimin tonë për ndërtimin e 160 çerdheve, që është edhe çështja që po sulmohemi më së shumti, mendoj që qëllimshëm po harrohet pjesa e dytë e fjalisë të cilën ne e kemi përmendur në programin tonë ku kemit thënë se do të hapim 160 çerdhe në bashkëpunim me komunat, sepse sipas ligjit është përgjithësi e komunave edukimi para universitar, por mbi të gjitha çdo investim i joni si ministri duhet të bëhet me kërkesën e komunave.. Qeverisjet komunale, kryetarët të komunave në momente kur duhet të ndërmarrin veprime në raport me qytetarët, do të lënë anash betejat politike dhe ajo që po e shohim tashmë është që në plotë raste kryetarët e komunave janë në gjendje që të sakrifikojë interesat e qytetarëve të tyre, vetëm që të mos lejojnë që të përmbushen premtimet që i kemi pasur si qeveri”, ka thënë Nagavci.
E në këtë “thes” më së shumti po përfshihet Komuna e Prishtinës.
Ministrja Nagavci ka shtuar se është takuar personalisht me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama por asnjëherë nuk ka pasur një bashkëpunim në këtë drejtim.
“Po përmendi një rast në komunën e Prishtinës, ne e dimë sa të nevojshme janë kopshtet dhe çerdhet për shkak se edhe numri i prindërve të rinj por edhe numri i popullsisë është shumë më i madh. Kemi ndarë buxhetin e nevojshëm, kemi takuar personalisht disa herë kryetarin, por nuk kemi asnjë bashkëpunim në këtë drejtim dhe unë pres do të vazhdoj edhe më tutje përtej bllokadave obstruksioneve, e pengesave që i kemi, që të realizojmë premtimet tona duke vazhduar ,me intensifikim të gjetjes së zgjidhjeve kreative, ashtu siç kemi bërë deri më tani”, ka shtuar ajo.
Nagavci ka theksuar se edhe në mbështetjen e fëmijëve me asistencë sociale ka pasur pengesa e bllokada të vazhdueshme. /RTV21/