Dhjetë raste të reja me kollë të keqe në Maqedoni, tre persona të shtruar në spital
Në periudhën 18-24 tetor janë raportuar 10 raste të reja me kollë të keqe, 42.9 për qind më shumë krahasuar me shtatëditorin e kaluar. Nga rastet e reja, tre persona The post Dhjetë raste të reja me kollë të keqe në Maqedoni, tre persona të shtruar në spital appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Në periudhën 18-24 tetor janë raportuar 10 raste të reja me kollë të keqe, 42.9 për qind më shumë krahasuar me shtatëditorin e kaluar. Nga rastet e reja, tre persona janë shtruar në spital, njoftoi pasditen e sotme Instituti për Shëndet Publik në RMV-së.
Shumica e rasteve janë raportuar në Kumanovë – pesë, pasuar nga katër raste nga Shkupi dhe një rast nga Kriva Pallanka.
Mosha e pacientëve varion nga dy muaj deri në 70 vjeç. Shumica e rasteve i përkasin grupmoshës deri në katër vjeç.
Sa i përket statusit të vaksinimit të pacientëve, shtatë ishin të pavaksinuar, të pavaksinuar plotësisht ose me status të panjohur vaksinimi, dy persona të vaksinuar sipas moshës dhe një rast i vaksinuar plotësisht.
“Në Republikën e Maqedonisë së Veriut deri më 24 tetor janë regjistruar gjithsej 1.148 raste të kollës së keqe, me një incidencë prej 62.5/100.000 banorë. Kjo paraqet një rritje disafish të numrit të të sëmurëve krahasuar me pesëvjeçarin e kaluar – 2019 – 2023, kur janë regjistruar gjithsej 10 raste”, thuhet në njoftimin e ISHP-së.
Nga atje thonë se shpërndarja sipas gjinisë tregon se 523 persona janë meshkuj dhe 625 femra.
The post Dhjetë raste të reja me kollë të keqe në Maqedoni, tre persona të shtruar në spital appeared first on Flaka, në çdo lajm... .