Dhjetëfishohen rastet e të prekurve me Kovid
Sipas ISHP rastet më të shumta me Kovid kanë qenë tek grupmoshat mbi 60 vjeç dhe tek fëmijët deri në 9 vjeç. Nga Komisioni për Sëmundjet Infektive pohojnë se tani The post Dhjetëfishohen rastet e të prekurve me Kovid appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Sipas ISHP rastet më të shumta me Kovid kanë qenë tek grupmoshat mbi 60 vjeç dhe tek fëmijët deri në 9 vjeç. Nga Komisioni për Sëmundjet Infektive pohojnë se tani për tani nuk ka nevojë për shqetësim apo panik
Rastet e pacientëve të prekur me Kovid -19 po shtohen. Vetëm gjatë muajit të kaluar numri i të prekurve ka arritur 250 persona. Ndërsa gjatë muajve në vijim pritet që shifrat të rriten, me kthimin nga pushimet dhe fillimin e mëismit në shtator. Sipas buletinit të Institutit të Shëndetit Publik, shifrat e regjistruara në muajin korrik shënojnë një rritje të numrit me dhjetëfish, në raport me korrikun 2023. Numri më i madh i të prekurve raportohet nga Shkupi, ndërsa incidenca më e madhe është regjistruar në Kavadar. Është regjistruar po ashtu një person i vdekur i lidhur me COVID-19. Në laboratorë janë testuar gjithsej 906 materiale, duke e dyfishuar numrin e të testuarve në krahasim me muajin e kaluar. Sipas ISHP rastet më të shumta me Kovid kanë qenë tek grupmoshat mbi 60 vjeç dhe tek fëmijët deri në 9 vjeç. Nga Komisioni për sëmundjet infektive pohojnë se tani për tani nuk ka nevojë për shqetësim apo panik.
“Ka një rritje graduale të shifrave, por është inkurajuese që numri i shtrimeve në spital ende nuk po rritet. Shumica e pacientëve, do të thoja 95%, trajtohen në kushte ambulatore. Nuk kemi pacientë me mbështetje oksigjeni dhe me ventilatorë, pra me respiratorë”, thotë Zllate Mehmedoviq, zëdhënës i Komisionit për Sëmundje Infektive.
Që nga fillimi i pandemisë, deri në fund të korrikut të këtij viti, janë raportuar gjithsej 350.875 raste të konfirmuara me COVID-19 dhe 9.992 vdekje, raporton ISHP. Në total gjatë muajit korrik ka pasur rritje të numrit të përgjithshëm të të sëmurëve me sëmundje infektive – 30.1 për qind krahasuar me muajin paraardhës qershor 2024, si dhe në raport me mesataren aritmetike për periudhën 2014-2023, me 12.3 për qind, ndërsa në raport me korrikun 2023 është shënuar një rritje prej 57.6 për qind. (koha.mk)
The post Dhjetëfishohen rastet e të prekurve me Kovid appeared first on Flaka, në çdo lajm... .