Më pak tatime për më shumë investime!
Ulja nga 10 në 5 për qind e tatim fitimit nuk janë planifikuar për uljen e taksave të kompanive që tashmë veprojnë në Maqedoni, por për tërheqjen e atyre të The post Më pak tatime për më shumë investime! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Ulja nga 10 në 5 për qind e tatim fitimit nuk janë planifikuar për uljen e taksave të kompanive që tashmë veprojnë në Maqedoni, por për tërheqjen e atyre të reja, apo kompanive të pasura
Ulje e tatimit në fitim nga dhjetë në pesë për qind për tërheqjen e investitorëve të huaj. Këto ndër të tjerash janë planet e qeverisë së re për të joshur kompanitë e mëdha ndërkombëtare që të investojnë në Maqedoni. Target janë kompanitë që fitojnë mbi 50 milion euro në vit.
Nga Instituti për Kërkime Ekonomike dhe Politika “Finance Think” thonë se aktualisht hapësirat për uljen e taksave direkte ndaj kompanive të mëdha janë të kufizuara, kryesisht për shkak se niveli aktual i taksave në vend është i ulët, dhe efektet e taksave të ulëta kryesisht janë shterur.
“Sidomos nuk ka vend për të shkuar në drejtim të regresivitetit, por përkundrazi duhet eliminuar regresiviteti që është i pranishëm në sistem. Gjithashtu, në procesin e tërheqjes së investimeve të huaja, tatimi mbi fitimin nuk luan një rol kyç dhe fitimi i riinvestuar nuk tatohet për momentin. Më parë kishte ide që kompanive si Google dhe Microsoft do t’u ofrohej një taksë prej 3 për qind, por ardhja e tyre në Maqedoni nuk ndodhi”, theksojnë nga Finance Think.
Ndonëse nga Qeveria thonë se ndryshimet ende nuk janë saktësuar, ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska sqaron se ndryshimet nuk janë planifikuar për uljen e taksave të kompanive që tashmë veprojnë në Maqedoni, por për tërheqjen e atyre të reja, apo kompanive të pasura.
“Ndryshe nga investimet e huaja në zonat e zhvillimit teknologjiko-industriale, të cilat janë të përjashtuara plotësisht nga tatimi mbi fitimin për 10 vjet, këto kompani, për të cilat është planifikuar një ulje, nuk duhet të kenë prodhim në vend, por vetëm të regjistrohen këtu, të tërhequra nga taksat e ulëta”, thekson Dimitrieska – Koçoska.
Analisti ekonomik Slavko Llazovski nga Qendra për Politika Tatimore është skeptik për masën, duke thënë se nga njëra anë taksat e ulëta nuk janë tërheqëse për kompanitë e suksesshme globale.
“Besoj se buxheti nuk do të mbushet më shumë nëse ulet taksa për kompanitë e mëdha. Do të humbasin të ardhura dhe zgjidhje të tilla janë të dëmshme për vetë kompanitë. Vetëm me rritjen e taksës krijohen mundësi për realizimin e të hyrave më të larta dhe kompanitë janë ato që janë më të afta të realizojnë të ardhura më të larta”, thotë Lazovski.
Maqedonia ka miratuar legjislacionin që parasheh që tatimi për kompanitë të jetë së paku 15 për qind sipas rregullave të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OEÇD), thekson Llazovski.
Sipas tij, vendet si Gjermania kanë më së shumti investime të huaja, sepse kanë regjimin më të mirë tatimor, të ngjashëm me Italinë dhe SHBA-në.
“Tatimi mbi fitimin është kyç dhe është quajtur ‘mbretëresha e taksave’ sepse i përket të ashtuquajturave taksa të mëdha. Ata janë strumbullari i sistemit tatimor, kështu është në ekonomitë e pasura të vendeve të zhvilluara. Ne kemi filluar të zbresim duke tërhequr kompani të huaja nëse ulim taksën, gjë që absolutisht nuk është kështu. Një kompani serioze nuk motivohet nga një ulje e taksave. Kompanitë serioze duan kushte të ndryshme për funksionimin e tyre të suksesshëm në çdo vend”, thotë Llazovski.
Megjithatë, vendet e BE-së, si shumë vende të tjera në botë, kanë futur rregullat për një taksë minimale globale prej 15 për qind që nga fillimi i vitit. Kjo taksë do të prekë 8000 kompanitë më të mëdha shumëkombëshe në mbarë botën.
Kjo do të thotë se nëse një kompani në Maqedoni paguan një taksë prej 5 për qind, kompania mëmë do të paguajë 10 për qind të mbetur në vendin ku ndodhet.
Duke qenë se tatimi në fitim në Maqedoni është 10 për qind, ndërsa kompanitë në Zonat Zhvillimore Teknologjiko-Industriale janë të liruara nga tatimi mbi fitimin, kompanitë e tyre mëmë tani do të duhet ta paguajnë tatimin në vendet nga vijnë andaj eksperti Branimir Jovanoviq thotë se Maqedonia do të ketë dëme të mëdha me taksat e ulëta. “Për shembull, nëse Xhohnson Meti paguan një normë tatimore efektive prej 7 për qind, tani i nënshtrohet asaj takse minimale globale dhe ne si vend ose do ta taksojmë atë deri në atë 15 për qind ose do t’ua japim gjermanëve, anglezëve, ose nuk e di kush t’i mbledh ato para. Maqedonia tani është në një situatë të tillë që do të duhet të rrisë normën e taksave. Ajo do të ketë nevojë për këto kompani të mëdha që tashmë operojnë në Maqedoni dhe sigurisht që janë të pakta, dhe duhet të vendosë nëse do t’i taksojë me 15 për qind apo do t’i mbledhë ato para nga ana e një shteti tjetër të madh”, thotë Jovanoviq.
Përveç parashikimeve të mëparshme të ekonomistëve, shteti mund të humbasë tridhjetë milionë euro në vit taksa, nëse nuk përshtatet me taksën e re minimale globale mbi fitimin prej 15 për qind.
Pagesat e para të kësaj takse do të bëhen në vitin 2026, dhe do t’i referohen vitit 2024. Kjo taksë tashmë është zbatuar në Bullgari dhe Kroaci, të cilat janë anëtare të BE-së. Vendet e Ballkanit Perëndimor ende nuk e kanë bërë këtë.
Rreth pesëdhjetë kompani që operojnë në vend dhe shumica e të cilave janë të huaja, do të mbulohen nga kjo taksë e re globale, sipas simulimeve të një prej firmave më të mëdha të kontabilitetit në botë, Price Vaterhouse Coopers, e cila u prezantua në mars të këtij viti.
Analiza më tej thekson se duke pasur parasysh shkallën e ulët të tatimit mbi fitimin (prej 10%) në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht përjashtimin nga pagesa e tatimit mbi fitimin për kompanitë në Zonat Zhvillimore Teknologjiko-Industriale (TIRZ), si dhe masat e tjera individuale të ndihmës shtetërore që lidhen me tatimin mbi fitimi, pritet që rregullat për taksën minimale globale të prekin kompanitë maqedonase që janë anëtare të grupeve më të mëdha shumëkombëshe. Në rastet e prekura, kursimet tatimore të arritura nga operimi në Maqedoninë e Veriut nuk do të kishin më efekt në nivel grupi, sepse taksa që kursehet në nivel lokal, do të paguhej shtesë në vendin e kompanisë amë deri në një shkallë prej 15%.
Për këto arsye, grupacionet ndërkombëtare që janë të pranishme në Maqedoninë e Veriut dhe kualifikohen për taksën minimale globale, duhet të bëjnë një analizë serioze të pasojave tatimore të saj në nivel lokal. Për këtë qëllim është e nevojshme të përcaktohet norma efektive tatimore e kompanisë së tyre në Maqedoni, duke zbatuar rregullat e veçanta GloBE.
Duke bërë këtë, ata gjithashtu do të duhet të marrin parasysh përjashtimet potencialisht të zbatueshme nga taksat minimale globale, të tilla si: përjashtimi nga taksat për kompanitë vendase me të ardhura dhe fitime të ulëta (sipas kritereve të GloBE) dhe përjashtimi nga taksat për pjesën e fitimit të shoqërisë vendase që rezulton nga kryerja e veprimtarive thelbësore ekonomike në vend (i ashtuquajturi carve-out).
Nga ana tjetër, në mënyrë që vendi të vazhdojë të mbetet tërheqës për investime, pjesëmarrësit në krijimin e strategjisë tatimore do të duhet të analizojnë se çfarë lloj përfitimesh tatimore duhet të përfshijnë në rregulloren e brendshme dhe të negociojnë me investitorët e mundshëm. Përndryshe, disa nga skemat ekzistuese të mbështetjes së investimeve do të pushojnë së qeni tërheqëse për investitorët, pasi përjashtimet në lidhje me tatimin mbi të ardhurat e korporatave dhe masat e ndihmës shtetërore të ofruara në vend mund të shkaktojnë rritje të detyrimeve tatimore për investitorët jashtë vendit.
Gjithashtu pritet që politikëbërësit tatimorë të analizojnë efektin e taksës së re minimale globale nga perspektiva e të ardhurave në buxhetin lokal dhe të vendosin nëse Maqedonia e Veriut duhet të zbatojë rregullat e brendshme për mbledhjen e taksës shtesë në buxhetin lokal, thuhet në analizën e Price Vaterhouse Coopers. (koha.mk)
The post Më pak tatime për më shumë investime! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .