Dhunimi i dy kushërinjve/Berisha: Krim i shëmtuar i bandës qeveritare Rraja

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me dhunën e ushtruar ndaj dy kushërinjve Bilbil Maja dhe Jashar Maja nga anëtarë të fisit Rraja. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Berisha shkruan se dy vëllezërit dhe djali i deputetit socialist Rrahman Rraja kanë dhunuar barbarisht qytetarë të pafajshëm. Berisha thotë se Partia Demokratike dënon me […]

Korrik 7, 2023 - 23:50
 0  41
Dhunimi i dy kushërinjve/Berisha: Krim i shëmtuar i bandës qeveritare Rraja

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me dhunën e ushtruar ndaj dy kushërinjve Bilbil Maja dhe Jashar Maja nga anëtarë të fisit Rraja.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Berisha shkruan se dy vëllezërit dhe djali i deputetit socialist Rrahman Rraja kanë dhunuar barbarisht qytetarë të pafajshëm.

Berisha thotë se Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe krimin e shëmtuar të bandës qeveritare Rraja dhe iu rikujton këtyre kriminelëve se drejtësia vonon, por nuk harron krimet tuaja të shëmtuara.

Dy vëllezërit e deputetit të PS, Rrahman Rraja, Xhelal e Flamur Raja, dhe djali i këtij të fundit, kanë rrahur shtazërisht me shkopa bejsbolli dhe kërcënojnë me pistoletë qytetarët e pafajshëm, Bilbil dhe Jashar Maja, kryetar i grupseksionit të Partisë Demokratike në Borizanë.

Ky akt kriminal i fisit Rraja ka ardhur pas ankimit të vëllezërve Maja se atyre u ishte dëmtuar shtëpia nga shpërthimet në guroren që shfrytëzohej nga Rrajat. Duke shprehur solidaritetin e plotë të Partisë Demokratike, Bilbil dhe Jashar Majas, Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe krimin e shëmtuar të bandës qeveritare Rraja dhe iu rikujton këtyre kriminelëve se drejtësia vonon, por nuk harron krimet tuaja të shëmtuara”, shkruan Berisha./Opinion.al