Pasi Loredana e prezantoi të dashurin e ri, Mozziku bën reagimin që askush nuk e priste

Pas Loredanës, vjen reagimi i Mozzikut. Loredana Zefi ka qenë kryetema e medias rozë ditëve të fundit. Reperja ka konfirmuar lidhjen e përfolur prej javës me futbollistin e Dortmund, Karim Adeyemi, duke publikuar një album fotosh zyrtarisht si çift. Lajmi dhe fotot pushtuan mediat vendore por edhe ato ndërkombëtare. E teksa fotot dhe lajmi u […]

Korrik 8, 2023 - 22:20
 0  773
Pasi Loredana e prezantoi të dashurin e ri, Mozziku bën reagimin që askush nuk e priste

Pas Loredanës, vjen reagimi i Mozzikut.

Loredana Zefi ka qenë kryetema e medias rozë ditëve të fundit.

Reperja ka konfirmuar lidhjen e përfolur prej javës me futbollistin e Dortmund, Karim Adeyemi, duke publikuar një album fotosh zyrtarisht si çift.

Lajmi dhe fotot pushtuan mediat vendore por edhe ato ndërkombëtare.

E teksa fotot dhe lajmi u shpërndanë kudo, ndjekësit ishin sy e veshë tek reagimi i Mozzik.

Edhe pse ka kaluar goxha kohë nga ndarja e tyre në rrjetet sociale kemi parë që një numēr i madh fansash janë fanatikē të lidhjes mes Loredanës dhe Mozzik dhe vazhdimisht kanë kërkuar rikthimin e tyre.

Gjithë zhurmës së shkaktuar artisti ferizajas ka zgjedhur t’i përgjigjet me thjesht “mirmëngjesi”.

Anën tjetër pas një “lufte thumbash” ish çifti duket se ka arritur paqe, këtë e ka vërtetuar Mozzik, i cili para pak ditësh shpërndau këngën e re të Loredanës.